Lajme
Zvicra mbështet Kosovën edhe në OSBE
Ambasadori zviceran në OSBE, Gerard Stoudmann i premtoi ministrit Hoxhaj, ndihmën e Bernës zyrtare për avancimin e reformave integruese të Kosovës
Përfaqësuesi special i Konfederatës Zvicerane për Ballkanin Perëndimor gjatë presidencës zvicerane të OSBE-së, Gerard Stoudmann, i premtoi ministrit kosovar të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ndihmën e Bernës zyrtare për avancimin e reformave integruese të Kosovës.
Sipas një kumtese lëshuar nga MPJ, ambasadori Stoudmann ka dhënë vlerësime pozitive për progresin në Kosovë, duke premtuar mbështetjen e shtetit zviceran për avancimin e mëtutjeshëm të reformave si dhe për agjendën multilaterale të Kosovës.
Këto komente ambasadori zviceran i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin Hoxhaj. Ky i fundit e njoftoi diplomatin helvet për progresin në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.
Ai veçoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane, si dhe angazhimin e fuqishëm të diplomacisë kosovare për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, në kuadër të agjendës multilaterale.
Ministri Hoxhaj gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e gjithanshme të Zvicrës.
Hoxhaj dhe Stoudmann biseduan edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve gjatë presidencës zvicerane të OSBE-së, në fokus të së cilës do të jetë avancimi i bashkëpunimit rajonal. Hoxhaj dhe Stoudmann po ashtu vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Të dy bashkëbiseduesit theksuar vullnetin për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












