Lifestyle
Rita Ora dëshiron të këndojë shqip
Këngëtarja e njohur shqiptare ka folur për “20 min”, derisa dje ka mbajtur një koncert në Cyrih
Një nga këngëtaret më të njohura shqiptare është Rita Ora. Ajo ditë më parë ka mbajtur koncert në Munih dhe Koln të Gjermanisë, derisa dje mbajti një koncert në Cyrih të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Rita ka dhënë një intervistë për “20min”, duke u shprehur se “do të ishte e mrekullueshme të incizoja një këngë në shqip ndonjë ditë”.
Ora nuk e ka harruar vendlindjen e saj, Kosovën, duke u shprehur se është krenare që përfaqëson shtetin si ambasadore nderi e Kosovës.
Në skenën evropiane e botërore po dominojnë edhe Dua Lipa e Bebe Rexha. “Mendoj se është e mrekullueshme që kemi shansin të tregojmë talentin tonë nëpër botë. Jam po ashtu e lumtur që mund ta vëmë shtetin në pah”, është shprehur ndër të tjera Rita Ora.
Ora ka njoftuar pas Cyrihut do të këndojë në Milano të Italisë, deri më 2 maj do të jetë në Paris.
https://www.instagram.com/p/Bw24RI4hbAD/
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













