Shqipëria
Rikthehet në Shqipëri pas 110 vitesh shkaba e zezë
Shkaba e zezë u rishfaq më në fund në Shqipëri, pas afro 110 vitesh ku dy individë të këtij lloji të pajisur me gjurmues satelitor kanë vizituar vendin tonë.
Fillimisht, me 29 mars në Shqipëri kalon “Chrysoula”, një individ i ri markuar në nëntor 2017 në kuadër të projektit “Ruajta e shkabës së zezë dhe shkabës në zonën ndërkufitare të Maleve të Rodopit”. “Chrysoula” hyri në Bilisht, kaloi mbi Ostrovicë dhe Memaliaj, iu afrua qytetit të Vlorës dhe zbriti në jug nëpër lumin e Vlorës deri sa kaloi në Greqi.
Pak ditë më vonë, më 23 prill 2019, shfaqet në Shqipëri “Riga”, një tjetër shkabë e zezë, lëshuar në vitin 2018 , në kuadër të projektit “Rikthim i Shkabave”. Riga erdhi nga Konica, në Greqi, kaloi në Përmet nëpër luginën e Vjosës, përshkoi pjesën lindore të Shqipërisë për të kaluar në Kukës e më pas në Prizren (Kosovë), qëndroi në Uvac, Serbi dhe u kthye serish në Kotel, Bullgari, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Tashmë përpjekjet për mbrojtjen e shkabave janë rritur ndjeshëm në të gjithë Ballkanin përfshirë dhe Shqipërinë. Shkaba dikur të menduara të zhdukura sot po shfaqen sërish. Por gjendja e tyre është ende e vështirë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta















