Kosova
Pak gra të punësuara në Kosovë, Rrjeti i Grave proteston më 1 maj
Vetëm 12.3 për qind e grave në Kosovë janë në tregun e punës, për dallim nga pjesëmarrja e burrave që është 45.3 për qind, shkruan albinfo.ch.
Këto rezultate janë nxjerrë nga Anketa e Fuqisë Punëtore për vitin 2018 në Kosovë, të publikuara nga ASK.
Kësisoj, edhe shkalla e papunësisë në Kosovë është më e theksuar te gratë. “Papunësia më e theksuar është te femrat me 33.4%, krahasuar me meshkujt, 28.5%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare, me 55.4%”, sipas raportit të ASK-së.
E pikërisht më 1 maj, që njihet si Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Punëtorëve, Rrjeti i Grave të Kosovës do të protestojë. Organizatorët kanë njoftuar se përmes kësaj proteste do ta ngrisin zërin kundër padrejtësive që u bëhen grave në punë.
“Kërkojmë mundësi të barabarta punësimi me pagë që na mundëson jetë me dinjitet. Duam sigurim shëndetësor, siguri në punë, dhe punë pa diskriminim për të gjitha/ë pa dallim etnie, moshe, arsimimi, orientimi seksual, identiteti gjinor dhe aftësie”, kanë njoftuar nga RrGK.
Marshi protestues do të nisë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të vazhdojë kah policia, BSPK, Inspektorati i punës dhe Qeveria.
Nga RrGK kanë thënë se do ta ngrisin zërin ndaj këtyre çështjeve: kundër diskriminimit në baza gjinore për pranim në punë, kundër mundësisë së pabarabartë për t’u promovuar në punë, kundër pagës së pabarabartë për punë të njëjtë, kundër shkeljes së të drejtës për pushim të lehonisë, kundër shkeljes së të drejtës për pushim prindëror dhe kundër kushteve të dobëta të punës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











