Shkurt.ch
Dy zviceranë në mesin e viktimave të sulmeve terroriste në Sri Lankë
Veç çiftit, edhe një pjesëtar i tretë i kësaj familjeje ka humbur jetën, por ai nuk ka nënshtetësi zvicerane
Në sulmet terroriste që u bënë të dielën në disa kisha në Sri Lankë, kanë gjetur vdekjen dy shtetas zviceranë. Sipas njoftimit që ka bërë Ministria e Jashtme e Zvicrës (EDA), njëri ndër dy viktimat kishte edhe një përkatësi tjetër shtetërore veç asaj të Zvicrës, shkruan sda.ch. Po ashtu edhe një pjesëtar i tretë i kësaj familjeje ka humbur jetën, por ai nuk ka nënshtetësi zvicerane.
EDA është në kontakt me familjarët e viktimave dhe po i mbështet ata brenda kuadrit të mbrojtjes konsullore.
Që në mëngjesin e sotëm është bërë e ditur se një çift nga Sri Lanka, me qëndrim në Zvicër, ka humbur jetën si pasojë e sulmeve terroriste në një hotel, Sri Lankë, transmeton albinfo.ch. Ata kanë menaxhuar një kiosk në Bernë. Burri 60-vjeçar dhe gruaja 55 vjeçe kishin një vajzë 27 si dhe dy djem, njëri 24 dhe tjetri 18 vjeç. Ky i fundit është plagosur po ashtu në sulmin e përmendur, ndërsa 24-vjeçari ka shpëtuar pa lëndime. Vajza mësohet se nuk kishte qenë në udhëtim me familjarët e tjerë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












