Sport
Ademi i Xamax-it bën senzacion me golin kundër kampionit, YB
Ekipi në të cilin luan ai, është i parafundit në tabelë dhe rrezikon të bjerë një kategori më poshtë. Ndeshja e barazhit kundër GC të Cyrihut do ta përcaktojë se kush do të detyrohet të ikë nga superliga
Kemal Ademi nuk njihet (ende) si yjet tjerë me rrënjë shqiptare të superligës së Zvicrës në futboll. Por, nga sot e tutje duket se gjendja do të ndryshojë. Ai ka bërë senzacion duke shënuar një gol për Xamax-in e Neuchatel-it në ndeshjen kundër kampionit tashmë të konfirmuar, Young Boys të Bernës, shkruan albinfo.ch. Me këtë gol Kemal Ademi 23 vjeçar, i ardhur nga Kosova në Zvicër me prindërit gjatë luftës si refugjat, ka ndihmuar skuadrën e tij për të bërë një hap të madh përpara.
Kjo mund të thuhet kur dihet se YB i Bernës që u gjunjëzua para Ademit, është jo vetëm kampion i konfirmuar i superligës, gjashtë javë para mbarimit të kampionatit, por ka një epërsi super të madhe, prej 22 pikësh ndaj skuadrës së dytë në tabelë, FC Baselit.
Ekipi në të cilin luan ai, është i parafundit në tabelë dhe rrezikon të bjerë një kategori më poshtë. Në fakt, ndeshja e barazhit kundër GC të Cyrihut do ta përcaktojë se kush do të detyrohet të ikë nga superliga, shkruan albinfo.ch. Por, me fitoren e sotme, Xamax ka plot 9 pikë më shumë se ish skuafdra e madhe nga Cyrihu.
Ademi ka shënuar në minutën e 73-të, vetëm 3 minuta pasi kishte hyrë në lojë.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












