Shqipëria
Turisti raporton policinë shqiptare për një kamion të mbingarkuar në rrugë
Një shtetas i huaj, vizitor në Shqipëri, është çuditur teksa në rrugë para automjetit të tij ka parë të udhëtojë një kamion i mbingarkuar me kashtë. Ka komunikuar me Policinë e Shtetit në faqen zyrtare të saj në Instagram, ku i ka nisur një video nga udhëtimi i rrezikshëm i kamionit që në kthesë mund edhe të përmbyset si pasojë e mbingarkesës, duke rrezikuar edhe të tjerët në rrugë. Policia, e cila ka marrë mesazhin denoncues të turistit, ka ndërhyrë duke identifikuar mjetin të cilin e ka gjobitur me 3 mijë lekë të rinj.
Në shenjë falënderuese për besimin e dhënë përmes raportimit të situatës, Policia e Shtetit i është përgjigjur turistit duke e njoftuar se shqetësimi i tij u adresua dhe se drejtuesi i automjetit u gjobit, shkruan shqiptarja, përcjell albinfo.ch.
“Ndjesë për shqetësimin. E mora numrin tuaj në faqen e Policisë në Instagram. Dua të sinjalizoj një sjellje anormale, mjeti në kthesën e parë mund të përmbyset duke dëmtuar veten dhe përdorues të tjerë të rrugës. Ndërhyni ju lutem…”, shkruan turisti teksa i ka ofruar policisë edhe videon nga ecja e kamionit të ngarkuar me kashtë.
Policia Rrugore e Korçës thotë se masa administrative ndaj drejtuesit të mjetit kundërvajtës i është dërguar në adresën e banimit përmes Postës Shqiptare.
“Së bashku mund ta bëjmë rrugën më të sigurt! Qëllimi është që çdo drejtues mjeti të mbërrijë e/i sigurt në destinacion”, shprehet policia.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












