Shqipëria
Shqipëri: Opozita nuk ndalet, protestë kombëtare më 11 maj
Shefi i opozitës, Lulzim Basha, mblodhi paraditen e kësaj të hëne krerët e degëve të Partisë Demokratike për të vendosur datën e protestës së radhës kombëtare. Burimet raportojnë se protesta e opozitës së bashkuar do të jetë më 11 maj 2019, në ora 18:30.
Më 18 prill forumet më të larta të partisë më të madhe në opozitë zyrtarizuan vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kushtëzuar pjesëmarrjen me largimin e Edi Ramës dhe organizimin e një procesi të lirë dhe demokratik.
“PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha atë ditë nga selia blu zoti Basha, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Kryesia, e më pas Këshilli Kombëtar vendosën të pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën, megjithatë Lulzim Basha nuk dha detaje se si do të zbatohet një skenar i tillë: “PD angazhohet që të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral si zgjedhjet e vitit 2017”.
Ndërkohë, KQZ ka shtyrë afatin për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale. LSI dhe PD ende nuk janë regjistruar dhe afati përfundon të martën e 23 prillit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













