Shkurt.ch
Ndërron drejtimin kolona para tunelit Gotthard
Ndërsa të premten ishte porta veriore e tunelit ajo që “vuante” nën fluksin e madh të pushuesve që ia kishin mësyrë jugut, sot kolona e madhe është krijuar në portën jugore, në Kantonin e Tiçinos
Si në çdo prag feste, tuneli i Gothardit edhe në këtë fundjavë kur festohen Pashkët është bërë pika e komunikacionit më e ngarkuar nga turistët, mbase në gjithë Evropën perëndimore. Ky tunel shërben si “vrima e gjipërës” për transportin e njerëzve dhe mallrave nga veriu drejt jugut të Evropës dhe ansajelltas, shkruan albinfo.ch.
Ndërsa të premten ishte porta veriore e tunelit ajo që “vuante” nën fluksin e madh të pushuesve që ia kishin mësyrë jugut, sot kolona e madhe është krijuar në portën jugore, në Kantonin e Tiçinos, shkruan srf.ch.
Sipas Viasuisse, kolona e automjeteve në Airolo, pranë portës jugore të tunelit, është rreth 6 kilometra e gjatë qe nënkupton një pritje prej rreth një ore për secilin automjet. Kjo është megjthatë pak në krahasim me kolonën e gjatë të krijuar të premten në drejtimin e kundërt. Bëhej fjalë për një kolonë të gjatë deri në 15 kilometra dhe për pritje deri ne tri orë.
Duke qenë se rrugët në qafat malore në rreth Gotthardit janë ende të mbyllura për shkak të borës, si mundësi për anashkalimin e Gotthardit mbeten vetëm rrugët përmes tunelit të San Bernardinos, Qafa e Simplonit ose kalimi nëpër St. Bernhard.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











