Lajme
LOGOS-i zviceran ia ndryshon pamjen Kllokotit
Projekti për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, që financohet nga Qeveria e Zvicrës nëpërmes fondeve të dedikuara për investime, ka financuar projektin për rregullimin e hapësirave të gjelbëruara brenda Kllokotit
Ky është projekti i katërt që LOGOS ka financuar brenda këtij viti në komunën e Kllokotit. Zyrtarët komunalë të Zyrës për projekte kanë bërë të ditur se Kllokoti në saje të bashkëpunimit me LOGOS-in po përmbyll vitin 2013 me një numër të madh projektesh të realizuara në infrastrukturë, raporton rajonipress.
Ata thonë se projekti LOGOS, krahas rregullimit të hapësirave të gjelbëruara dhe pushimoreve për qytetarë brenda Kllokotit, këtë lokalitet këtë vit e ka ndihmuar edhe me rregullimin e shtratit të përroskës dhe hapësirave përreth saj, rregullimin e dy pjesëve të trotuarit dhe hapësirave të gjelbëruara në këtë trotuar.
Të gjitha këto projekte janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë të komunës dhe LOGOS-it dhe ishin projekte të propozuara nga vetë qytetarët.
Dardan Maliqi, përgjegjës i projektit LOGOS për projekte investive në komunën e Kllokotit, tha se projekti për rregullim të hapësirave të gjelbëruara, mbjelljen e drunjve dekorativë si dhe pushimoreve, i realizuar tani së voni në Kllokot, është nga fondet e pashpenzuara nga projektet e tjera që LOGOS ka realizuar në komunat partnere dhe si i tillë është realizuar pas përzgjedhjes që i ka bërë komisioni i përbashkët nga Agjencia për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Zvicrës, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe MAPL.
Ndryshe, sipas tij, pos në Kllokot, LOGOS në këtë fazë ka realizuar projekte edhe në komunat Viti, Novobërdë, Ranillug, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpcë etj., ka njoftuar për rajonipress zëdhënësi i komunës, Aziz Zuka.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










