Sporte Luftarake
Majlinda Kelmendi do të garojë në Olimpiadën “Tokyo 2020”
Xhudistja nga Kosova do të marrë pjesë në Olimpiadën e tretë në karrierë, ku po synon të fitojë përsëri medaljen e artë olimpike në “Tokyo 2020”, ashtu siç bëri edhe në “Rio 2016”.
Kurse, tani është zbuluar data e fillimit të garave që do të mbahen në sporte të ndryshme në Lojërat Olimpike verore, të cilat do të mbahen në vitin 2020 në Tokyo të Japonisë.
Garat do të fillojën më 24 korrik dhe do të zgjasin deri më 9 gusht të vitit 2020. Pjesë e kësaj Olimpiade që do të zgjasë 17 ditë gjithësej janë 33 sporte dhe 339 evenimente, shkruan 21media, përcjell albinfo.ch.
Në “Tokyo 2020” do të debutojnë disa sporte, ndërsa ceremonia hapëse do të jetë më 22 korrik. Për momentin nuk dihet se me sa garues do të përfaqësohet Kosova, por dihet gjithsesi se medaljen do ta kërkojë mbi të gjitha përmes garueses më të mirë të saj, Majlinda Kelmendi.
“Të dielën, e 26 korrikut 2020, krejt sytë e xhudos do të jenë të fokusuar kah kampionia aktuale olimpike nga Kosova, Majlinda Kelmendi, e cila do të shpresojë ta mbrojë kurorën që e kishte fituar në Rio në vitin 2016”, shkruan “sportsnewsireland.com’’.
Krahas Majlindës, “Tokyo 2020” e synojnë edhe Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka. Nga sportet tjera garuesit kosovarë pritet të marrin pjesë me ftesa
E-Diaspora
-
Puna në ajër të jep ndjenjën e paqes “Nuk ka asgjë më mirë se të mund të punoj në ajër. Kur kam kohë dhe...
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?