Shqipëria
Policia shqiptare gjen çiftin belg
Policia shqiptare ka arritur të gjejë pas disa orësh kërkim, çiftin e turistëve belgë që u “zhdukën” në malet e Himarës.
Ata kishin dalë për ecje në malet e zonës, por nuk ishin kthyer më, raportojnë mediat shqiptare.
Kjo ka bërë që policia të vihet në lëvizje dhe të dalë në kontrolle në gjithë zonën përreth bashkisë së Himarës. Madje, edhe banorët lokalë u kanë dalë në ndihmë për t’i gjetur, përcjell albinfo.ch.
Ata raportohen të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur probleme të tjera, por ende nuk dihet se përse humbën gjurmët.
Çifti belg ishin të moshës rreth 55-vjeçare dhe të pasionuar pas alpinizmit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













