Shkurt.ch
Zvicër: Fondi Pensional në vitin 2018 ka humbur mbi 2 miliardë franga
Këtu është përfshirë edhe humbja nga investimet e Fondit të Kompensimit
AHV (sigurimi i moshës dhe i trashëgimisë) gjatë vitit 2018 ka shpenzuar më tepër para për pensionet që ka paguar se sa që ka fituar përmes kontributeve të paguara nga të punësuarit. Shprehur në shifra, kjo nënkupton një humbje prej 2.2 miliardë frangash, shkruan srf.ch. Këtu është përfshirë edhe humbja nga investimet e Fondit të Kompensimit.
Edhe në vitin 2017 AHV ka shpenzuar më tepër se që ka fituar, transmeton albinfo.ch. Por, humbja në atë vit është mbuluar dhe tejkaluar falë një fitimi të realizuar nga paraja e investuar e Fondit të kompensimit.
Ngjashëm paraqitet situata edhe te Sigurimi i Invaliditetit (IV). Ky sigurim në vitin 2018 ka shënuar një humbje prej 65 milionë frangash. Ndërsa në vitin 2017 IV kishte fituar pothuaj 800 milionë franga më tepër se që kishte shpenzuar për pagesën e pensioneve të invaliditetit, përcjell albinfo.ch. Kjo kishte ndodhur falë financimit plotësues të IV, financim i cili ka marrë fund në vitin 2017.
Më 19 maj populli zviceran do të votojë për taksën e AHV-së. Pjesë e përmbajtjes së këtij votimi është edhe financimi plotësues i AHV-së për rreth 2 miliardë franga në vit. Me kaq para do të mbuloheshin afërsisht humbjet si ajo e vitit 2018. Por në vitet në vijim humbjet, të shkaktuara nga shkaqe demografike pritet të rriten më tutje, transmeton albinfo.ch. Për të shmangur falimentimin e pjesshëm të AHV-së, reforma e ardhshme e AHV-së duhet të fillojë të zbatohet menjëherë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













