Shkurt.ch
Gjenevasit shpenzojnë 400 milionë franga në vit për shopping në Francë
“Humbja e të ardhurave përtej kufirit është shumë reale edhe nëse fenomeni nuk është dramatik për nga vëllimi”, ka konstatuar kreu i Qeverisë së Gjenevës, Antonio Hodgers
Qytetarët e Gjenevës shpenzojnë rreth 400 milionë franga për të bërë blerje matanë kufirit të shtetit, në Francë. Po u krahasua kjo shumë me qarkullimin e gjithëmbarshëm tregtar në regjionin e gjerë të Gjenevës që është 7.6 miliardë franga, “bërja pazar” jashtë shtetit, sipas qeverisë nuk përbën diçka dramatike.
Qeveria e qytetit ka prezantuar të hënën studimin e parë të këtij lloji, në lidhje me shprehitë e konsumit në regjionin e Gjenevës, shkruan srf.ch. Dhe, nuk ishte ndonjë gjë e papritur se ky regjion ka një bilanc negativ tregtar në raport me regjionin kufitar të Francës, transmeton albinfo.ch.
Ky raport shprehet kështu: mesatarisht një familje zvicerane, 9 nga 100 eurot e veta i shpenzon në shitoret franceze, ndërsa një banor i Francës fqinje, në Zvicër shpenzon 5 nga 100 eurot. Kështu, nëse Gjeneva për konsum në Francë shpenzon 400 milionë franga, në drejtimin tjetër, në Gjenevë francezët shpenzojnë vetëm 150 milionë franga. Këtë e tregon një sondazh reprezentativ i bërë me 3400 ekonomi familjare.
“Humbja e të ardhurave përtej kufirit është shumë reale edhe nëse fenomeni nuk është dramatik për nga vëllimi”, ka konstatuar kreu i Qeverisë së Gjenevës, Antonio Hodgers para mediave.
Studimi është publikuar vetëm një muaj para ditës së votimeve popullore të 19 majit, në të cilën Kantoni i Gjenevës do të votojë edhe lidhur me oraret më liberale të shitoreve, përcjell albinfo.ch. Shumica e djathtë në Parlanentin e Gjenevës kishte vendosur në shtator të vitit të kaluar që në tri të diela brenda vitit shitoret të qëndrojnë hapur. Me këtë veprim ata donin që ta bëjnë më tërheqëse tregtinë me pakicë në Gjenevë që është dëmtuar shumë nga turizmi blerës matanë kufirit dhe që të shpëtojnë vende pune.
Ndërsa kundër ligjit, partitë e majta dhe sindikatat vendosën të zhvillojnë referendumin.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











