Shkurt.ch
Portali zviceran transmeton drejtpërdrejt operimin e ariut nga Shqipëria
Ariu Meimo ka jetuar në kushte shumë të këqija në një kopsht të vogël zoologjik në Shqipëri. Falë organizatës që merret me mbrojtjen e kafshëve “Vier Pfoten” (katër putrat), ariu eshtë sjellë në Zvicër

Faqja në internet e gazetës më të lexuar të Zvicrës, 20Minuten, (gazetë gratis) u ka ofruar sot lexuesve dhe shikuesve të vet një përjetim të pazakonshëm. Gjatë disa orëve ka transmetuar dy operacione që i janë bërë ariut të ardhur nga Shqipëria, me emrin Meimo, transmeton albinfo.ch. Operimi i parë ka qenë kastrimi. Ai është bërë pasi që në “Bärenland”, rezervatin për arinj në Zvicër, strehohen vetëm arinj të keqtrajtuar dhe nuk ka interes për shtimin e tyre. Ndërsa operacioni i dytë ka të bëjë me dhëmbët e sëmurë të Meimos.
Të kujtojmë: ariu Meimo ka jetuar në kushte shumë të këqija në një kopsht të vogël zoologjik në Shqipëri. Falë organizatës që merret me mbrojtjen e kafshëve “Vier Pfoten” (katër putrat), ariu eshtë sjellë në Zvicër, ku, në vendin e njohur turistik Arosa, ai ka sot një vend të bukur për banim.
“Ka qenë një operacion jashtëzakonisht i vështirë”, shprehet dentisti Mattthias Seewald. Në dhëmballën e nofullës së poshtme kishin ndodhur ndërlikime pasi që ai ishte thyer. Dhëmbi duhej nxjerrur ndërkohë që dentisti tjetër bënte mbushjen e një dhëmbi tjetër. T`i nxjerrësh dhëmbin në pozitën ku “pacienti” është i shtrirë “përmbys” ishte e mundimshme, transmeton albinfo.ch. Por në fund gjithçka shkoi mirë. Qëllimi ishte që Meimos sa më shpejt t`i pushojnë dhimbjet.
Meimo, pas operacionit
Dentistët Nina dhe Matthias Seewald kanë ardhur nga Kopshti Zoologjik i Insbruck-ut, Austri. Atyre u është bashkuar edhe dentisti i tretë, Gottfried Morgenegg. Të tre janë të lehtësuar pasi që operacioni ka përfunduar me sukses.
Chantal Häberlin nga organizata “Katër putrat” ka përcjellë operacionin. Ajo i thotë reporterit të 20minuten se detyra kryesore e organizatës që përfaqëson ajo është të ndihmojë arinjtë e keqtrajtuar. Në Evropë ka edhe më tutje qindra arinj që jetojnë nën kushte të këqija, përcjell albinfo.ch . “Mungesa e vendit për banim nuk është problemi i vetëm”. Ndër problemet e arinjve ajo përmend shfrytëzimin që u bëhet atyre si atraksione turistike, si arinj vallëzues.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz