Shkurt.ch
Përleshje në protestën kundër nazistëve në Schwyz
Në margjina të demonstrimit ka ndodhur një përleshje e vogël në mes të grupimeve ekstreme të majta dhe të djathta. Policia Kantonale e ka shuar shpejt këtë zënkë
Pasditen e të shtunës (sot) në qytetin Schwyz është mbajtur një manifestim i lejuar nga policia, nën moton “Buntes Schweiz” (Zvicra e larme). Rreth 500 veta janë tubuar në Seewen dhe përmes rrugës Bahnhofstrasse kanë marshuar drejt qytetit Schwyz, shkrujanë mediet zvicerane.
Ata kanë demonstruar fillimisht në sheshin para ndërtesës së qeverisë dhe pastaj kanë vazhduar për t`u grumbulluar në sheshin kryesor të qytetit.
Ky demonstrim është menduar si reagim ndaj marshimit që para disa javësh, gjatë karnavaleve të këtushme tradcionale kanë bërë në këtë qytet 12 zviceranë me veshje të bardha, që i njohim nga skena e grupit famëkeq racist “Ku-Klux-Klan”, me flakadanë të ndezur dhe me flamuj me kryq kelt, transmeton albinfo.ch. Marshimi i Ku-Klux-Klan pati shkaktuar shqetësim në gjithë Zvicrën, ndërsa policia kishte njoftuar se po zhvillonte hetime ndaj pjesëtarëve të panjohur të grupit.
Manifestimi ka rrjedhur në pjesën më të madhe të tij në mënyrë paqësore. Por, në margjina të demonstrimit ka ndodhur një përleshje e vogël në mes të grupimeve ekstreme të majta dhe të djathta. Policia Kantonale e ka shuar shpejt këtë zënkë. Rreth dhjetë persona që konsiderohet se i takojnë skenës së ekstremit të djathtë janë dëbuar nga zona e Schwyz-it.
“Konflikti ka zgjatur fare pak dhe parakalimi ka vazhduar sipas planit”, ka thënë David Mynall, zëdhënës i Policisë Kantonale të Schwyz-it.
Demonstrimi i sotëm, sipas organizatorëve duhet të tregojë se “Schwyz-i nuk është fole e nazistëve por një pikë e larmishme me shumë njerëz të mirë, ku të gjithë mund të ndihen të sigurtë”.
Demonstrata është organizuar nga “Bunte Bündnis Schwyz”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së












