Shkurt.ch
Me Fake News kundër demonstratave për klimën
Fotografia është bërë vërtet në këtë vend dhe bërllogu është gjithashtu i vërtetë, por fotografia është shkrepur në vituin 2016, pas përfundimit të parakalimit “Street Parade”
Kjo fotografi e postuar në facebook po e bën “xhiron” e saj prej një javësh dhe po merr shumë pëlqime. Ajo, në pamje të parë, tregon se si “duket” sheshi para Stacionit hekurudhor Stadelhofen të Cyrihut, pas një demonstrate për klimën. Por kjo tablo me kaq shumë mbeturina në fakt nuk ka të bëjë fare me demonstratat në fjalë, që u zhvilluan gjithandej nëpër Zvicër javën e kaluar, shkruan 20minuten.ch.
Fotografia është bërë vërtet në këtë vend dhe bërllogu është gjithashtu i vërtetë, por fotografia është shkrepur në vituin 2016, pas përfundimit të parakalimit “Street Parade”, që tradiciomnalisht mbahet në gusht, në hapësirat rreth liqenit të Cyrihut.
Edhe anëtarja e stafit të lartë të koncernit SBB, Kathrin Amacker kishte pozuar atëbotë para kësaj pamje të pahijshme për të apeluar kundër ndotjes së asaj hapësire dhe për të ndihmuar një fushatë për mbledhjen e mbeturinave, transmeton albinfo.ch. Plot 98 tonelata mbeturina kishin mbetur rrugëve pas përfundimit të Street Parades së atij viti.
Ndërsa ata që e kanë përhapur fotografinë e rrejshme në fb kishin shkruar: ”Kështu dukej (kjo hapësirë) pas demonstratës klimatike. Unë jam krenar me të rinjtë, pasi që ata e dinë se për çfarë bëhet fjalë”, tranmseton albinfo.ch. Kjo fotografi me mbishkrimin e përmendur është shpërndarë së paku 2500 herë në fb.
Ndërsa agjencia e fotografive, e cila e ka bërë këtë fotografi që është manipuluar, e ka kritikuar ashpër këtë veprim, duke e quajtur atë si keqpërdorim të paskrupullt për të hedhur baltë mbi lëvizjen klimatike.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











