E-Diaspora
Shpërthim në pikturë i vullnetit të penguar
Emrush Xhemajli është një kultivues i rryer i portretit, peizazhit, natyrës së qetë. Me kalimin e kohës, ai ka zhvilluar edhe më tej spektrin e shprehjes duke eksperimentuar me ngjyrën dhe me vijën
Gjatë fundjavës që shkoi, në ambientet e Kishës Evangjeliste në Wallisellen të Cyrihut ka qëndruar e hapur ekspozita me piktura e piktorit Emrush Xhemajli.
I njohur më shumë si aktivist politik dhe një kohë edhe deputet në Parlamentin e Kosovës, Xhemajli i është kthyer pasionit të tij të vjetër, të cilin tashmë e ka shndërruar në profesion, pikturës.
Në një numër ekspozitash të tij, të hapura më parë në Zvicër dhe viteve të fundit edhe në Kosovë e në Maqedoni, ka shpërthyer fuqishëm arti i tij, i cili, për shkaqe kryesisht të angazhimit shoqëror të autorit, për një kohë ishte i penguar.
Emrush Xhemajli është një kultivues i rryer portretit, peizazhit, natyrës së qetë. Sidomos portretet e tij i dallon një frymë ekspresive dhe poetike, të cilën e gjejmë edhe në peizazhet e tij të hershme. Ndërsa me kalimin e kohës, Xhemajli ka zhvilluar edhe më tej spektrin e shprehjes artistike dhe atë tematik.
Kështu, në ekspozitën e tij të hapur të premten e javës së kaluar në Wallisellen, në mesin e 30 pikturave të tij shohim edhe punie abstrakte, eksperimentime të guximshme të autorit me ngjyrën vijën, hijet. Gjithsesi, në këtë ekspozitë nuk mungojnë edhe tablotë realiste nga qytetet, ku dallohet ajo në dy variante e shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, pastaj disa me pamje të Bazelit, etj.
Në një fjalë rasti që e kishte përgatitur e bija, Jona Xhemajli, përshkruhet rruga jetësore artistike e piktorit. Duke filluar me zbulimin e talentit të tij si piktor nga mësuesi i tij i fillores, me ngjyrat e para akuarel që ia kishte blerë babai, me portretin e parë që i ishte shitur qysh si nxënës etj. “Ngjyrat akuarele kanë qenë të parat ngjyra që ia kishte blerë i ati, pasi që ngjyrat e vajit ishin shumë të shtrenjta…” shkruan ajo, duke theksuar se puna në akuarel ka mbetur një shprehje e preferuar e autorit, të cilën e zotëron në mënyrë të përkryer edhe sot.
Në shkollën e mesme, portreti i parë i porositur te ai, i një shkrimtari të njohur, paguhet në atë kohë me 40.000 “banka” (njësi monetare), thuhet në fjalën e prezantimit. Ndërsa ka qenë viti 1975 kur Emrush Xhemajli hap ekspozitën e tij të parë në shtëpinë e vet. Kjo kishte ngjallur atëbotë edhe interesimin e medieve për talentin e rrallë të 15 vjeçarit ga fshati Komogllavë e Ferizajt.
Në fillim të viteve tetëdhjetë, për shkaqe politike ai arratiset në Zvicër, në Biel/Bienne, ku krijon familjen dhe aty hap ekspozitën e tij të parë në Zvicër. E dyta vjen me radhë, në vitin 1995 në St. Gallen.
Në vitin 1999 kthehet me gjithë familjen në Kosovë, ku, në vitin 2004 ai përfundon edhe studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Pasojnë edhe disa ekspozita të tjera kolektive në Bruksel dhe në disa vende në Ballkan.
Aktualisht punon profesor në një universitet në Maqedoni dhe në një tjetër, privat, në Kosovë. Ai jeton në kryeqytet, në Prishtinë ku është aktiv në fushë të artit.
Në fund të fjalës përshëndetëse janë falënderuar ata që kanë sponsoruar hapjen e ekspozitës, firmat “A bis Z Generalunternehmungen GmbH” dhe “1ABV”, gjegjësisht pronarët Zejnije Gashi dhe Afrim Asani.
B.SH.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht















