Kosova
Vihet gurthemeli i muzeut të gjenocidit “Bllaca 99”
Sot, në Bllacë është vënë gurthemeli i Qendrës përkujtimore të gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca 99”, shkruan albinfo.ch.
Në vënien e gurthemelit ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ky muze do të jetë zë kundër harresës.
“Sot, vendosëm një shenjë të gjithkohshme, gurthemelin e një shtëpie të jashtëzakonshme, që flet më zërin e ndërgjegjes kundër harresës dhe mizorisë së njeriut ndaj njeriut! Qendra Përkujtimore e gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”, po ngritet në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës së 440 mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kalu nepër Kampin e Bllacës dhe e cila do të shërbejë edhe si falënderim i përjetshëm botës demokratike, të prirë nga ShBA, që ia mbylli rrugën me drejtësi mizorisë, për ta rikthyer shpresën e një populli”, ka shkruar Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Para 20 vitesh, në këtë fshat kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë, kishin qëndruar mijëra refugjatë nga Kosova, që ishin dëbuar nga serbët gjatë luftës në Kosovë.


E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë















