Shkurt.ch
Një shqiptar dhe një shtetas i Maqedonisë kapen me 9 kg. heroinë
Kapja ka ndodhur disa muaj më parë por autoritetet e kanë bërë të njohur rastin sot

Hetuesit policorë në regjionin Jura-Seeland të Kantonit të Bernës kanë zbuluar një rast të madh të tregtisë me heroinë. Janë kapur dhe po mbahen në burg për hetime një shtetas 51 vjeçar i Shqipërisë dhe një 57 vjeçar i Maqedonisë, shkruan 20minuten.ch. duke iu referuar komunikatës nga Prokuroria Publike Jura-Seeland.
Dy personat e përmendur pjesërisht kanë pranuar veprën. Ata duhet të përgjigjen për shkelje të kualifikuar të ligjit mbi narkotikët, transmeton albinfo.ch.
Policia ka zhvilluar përgjatë disa muajve hetime ndaj këtyre dy personave. Ndërsa në mesin e dhjetorit 2018 në komunën Ipsach policët kanë kapur në një vend plot 9 kilogramë heroinë, me vlerë tregu prej 1 milion frangash, përcjell albinfo.ch. Po ashtu në vendin e njëjtë janë gjetur edhe disa mijëra franga, para të gatshme.
Dy personat dyshohen se përgjatë disa muajve kanë blerë, përpunuar dhe magacinuar sasi të mëdha të heroinës. Sipas prokurorisë, ata drogën e kanë shitur kresisht në regjionin Seeland dhe atë Emmental.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz