Shkurt.ch
Dordoleci “Böög” nuk parashikon verë të ngrohtë për këtë vit
E veçanta e festës së sivjetme ka qenë pjesëmarrja për herë të parë e një përfaqësuesi nga një shtet i jashtëm. Kësaj radhe ishte qyteti Strassburg i Francës
Festa tradicionale e Cyrihut “Sechseläuten”, e cila shënon filllimin e pranverës, ka përfunduar, si zakonisht, me eksplodimin e kokës së “Böög”-ut, një dordoleci ose gogoli disa metra të lartë. Koha që merr djegia që çon në eksplodim të gogolit në fjalë, sipas bestytnisë popullore “parashikon” motin që do të mbretërojë verën që vjen, shrkuan albinfo.ch. Kësaj radhe shpërthimi ka ndodhur pas 17 minutave e 44 sekondave, gjë që konsiderohet kohë paksa e gjatë. Kështu, vera që vjen nuk do të duhej të ishte shumë e ngrohtë, së paku sipas böög-ut.
E veçanta e festës së sivjetme ka qenë pjesëmarrja për herë të parë e një përfaqësuesi nga një shtet i jashtëm. Kësaj radhe ishte qyteti Strassburg i Francës që nderoi festën më të madhe popullore të Cyrihut e më gjerë. Zakonisht, mysafirë të festës pranverore janë kantonet e ndryshme të Zvicrës. Metropoli zviceran mban prej shekujsh marrëdhënie shumë të mira me Strasburgun dhe kjo ka qenë arsyeja e ftesës për pjesëmarrjen e qytetit të njohur francez.
Por, gjithashtu, në intervale jo të rregullta kohore, krahas kantoneve, si mysafire ftohen edhe qytete që kujtojnë aleanca të ndryshme historike të kohës së para Napoleonit, shrkuan srf.ch. Me Strasburgun, kësaj here kujtoihet miqësia që e lidh atë me Cyrihun përgjatë rrugës ujore.
Edhe një e veçantë ka rënë në sy në festën e sivjetme: dordolecit “Böög” i është vënë në kokë kapelja karakteristike e Huldreich Zwingli-t, prijësit të reformacionit në Cyrih dhe në Zvicrën gjermane, transmeton albinfo.ch. Kjo është bërë në shenjë të 500 vjetorit të reformacionit, përvjetor që po shënohet këtë vit.
Mysafirë nderi në këtë festë sot kanë qenë tre ministra federalë: Karin Keller-Sutter, Guy Parmellin dhe Ignazio Cassis si dhe ish minsitrat, Johann Schneider-Amman dhe Ruth Metzler.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore












