Shqipëria
Përfaqësuesit e agjencive turistike zvicerane vizitojnë Beratin

Rreth 60 përfaqësues të agjencive turistike zvicerane, të cilët po udhëtojnë në të gjithë Shqipërinë për t’u njohur me potencialet turistike që ky vend ofron për tregun turistik zviceran, vizituan qytetin e Beratit.
Vizita u organizua nga kompania ajrore “Swiss Air” me rastin e fillimit të fluturimeve direkte Tiranë-Cyrih, linjë e cila do të ndikojë në shtimin e fluksit turistik zviceran drejt Shqipërisë, transmeton “ATSH”.
Agjencitë turistike zvicerane shfaqën interesin e tyre për turizmin kulturor dhe natyror që ofron Berati, si një destinacion i rëndësishëm në rajon, përcjell albinfo.ch.
Ata vizituan Qendrën Historike dhe Muzeumet në qytet, si dhe prekën nga afër kulturën vendase, duke frekuentuar disa shtëpi tradicionale në lagjet muzeale.
Tregu zviceran ka një potencial të madh për turizmin në Shqipëri. Në vitin 2018 Shqipërinë e kanë vizituar rreth 42.000 zviceranë. Se kjo rritje është e konsiderueshme tregon krahasimi: Në vitin 2005 në Shqipëri ishin vetëm 6150 turistë nga Zvicra!
Udhëtimi “sekret” i 90 agjentëve turistikë nga Zvicra për në Shqipëri
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe” "Mësojmë Shqip në Diasporë", metoda më e re dhe bashkëkohore për mësimin e shqipes në diasporë....
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz