Bota
Ajri i ndotur ua zvogëlon jetëgjatësinë fëmijëve
Sipas raportimeve të ‘State of Global Air’ të lëshuar të mërkurën, ndotja e ajrit është faktori numër 4 i vdekjeve në botë
Ajri i ndotur e zvogëlon jetëgjatësinë e fëmijëve për 20 muaj, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Sipas raportimeve të ‘State of Global Air’, të lëshuar të mërkurën, ndotja e ajrit është faktori numër 4 i vdekjeve në botë, përgjegjës për më shumë vdekje se alkooli, droga apo kequshqyerja.
Shtetet, si Azia dhe Afrika, janë dy nga vendet më të rrezikuara nga ky fenomen, përcjell albinfo.ch.
Sipas hulumtimeve, ndotja e ajrit shkakton që një fëmijë në Bangladesh apo Pakistan mund të vdesë përafërsisht 30 muaj më herët sesa një fëmijë tjetër, që nuk jeton në këto vende me ndotje të madhe të ajrit.
Për të rritur jetëgjatësinë, hulumtuesit kalkuluan ndryshimin në mes të jetëgjatësisë dhe probabilitetin e vdekjes nga sëmundjet e tjera. Vendet afrikane, si Nigeria dhe Kameruni, janë dy nga vendet me ajrin më të ndotur në Afrikë, duke zvogëluar kështu jetëgjatësinë e njerëzve për 2 vjet mesatarisht.
Sipas këtyre informacioneve, India dhe Kina përbëjnë 50% të 5 milionë vdekjeve në gjithë botën.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













