Bota
Presidenti i Kosovës në Londër, zotohet se nuk do të ketë kufi etnik me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar nga Instituti Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Chatham House”, ka mbajtur sot një ligjëratë për situatën politike në Kosovë dhe rajon, në Londër.
Gjatë kësaj ligjërate Thaçi është shprehur i sigurt se mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë kufij të bazuar në vija etnike, shkruan albinfo.ch.
“Një gjë është e sigurt, se nuk do të ketë kufij të bazuar në vija etnike, dhe se Kosova do të mbetet një shtet dhe një shoqëri multietnike, duke ruajtur shpirtin e vlerave perëndimore dhe parimet e demokracive liberale të cilat i kemi ndërtuar së bashku”, citohet të ketë thënë Thaçi.
Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave, me ç’rast ka thënë se të rinjve të Kosovës po u bëhet e padrejtë në këtë proces.
“Vendeve të BE-së u mungon kuraja dhe uniteti për të marrë vendime mbi Kosovën. Kjo është një e padrejtë dhe një dënim, posaçërisht për gjeneratën e re”, ka thënë ai.
Në kuadër të këtij bashkëbisedimi të zhvilluar në institutin “Chatham House”, ai ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, komunikimi dhe dialogu janë mënyra e vetme për të ecur përpara.
“Mbes me shpresë dhe optimist se arsyeja do të mbizotërojë dhe se vendet tona do të arrijnë marrëveshje paqeje. Një marrëveshje kompromisi që do t’i sjellë benefite të dy vendeve. Një marrëveshje ligjërisht obliguese e cila do të sjellë njohje të dyanshme të dy vendeve sovrane, njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së të cilat nuk e njohin akoma, rrugëtim të sigurt drejtë NATO-s dhe BE-së, dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, dhe Serbisë do t’i sigurojë perspektiven Evropiane”, ka theksuar presidenti Thaçi.
Sipas tij, 70 për qind e qytetarëve në Kosovë e mbështesin dialogun dhe arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë./Albinfo.ch/
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











