Bota
Në kampet e Sirisë dëgjohen zëra të fëmijëve shqiptarë
“Haxhi”, “Oj Sarë” , “ku o Sara”, janë fjalët shqip që dëgjohen në një kamp të izoluar në Siri.
Ky është një vend i izoluar i quajtur Al Hol, i rrethuar me rojtarë të armatosur. Aty strehohen gratë, fëmijët dhe jetimët e luftëtarëve të ISIS-it.
Brenda këtij kampit, në një video të publikuar nga mediat perëndimore, dëgjohen dy fëmijë që flasin shqip, që sipas të gjitha gjasave u takojnë luftëtarëve të trojeve shqiptare që kishin marrë pjesë në ato luftime. Njëri prej tyre shihet në pamjet e publikuara nga The New York Times, shkruan gazeta Express.
Në institucionet e Kosovës askush nuk përgjigjet se a kanë ndonjë plan për të kthyer fëmijët dhe gratë kosovare të ngujuara në kampe të Sirisë.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, thotë se kjo ministri është e informuar se ka kosovarë, por nuk ka treguar nëse MPJ planifikon t’i kthejë ata.
As në Zyrën e Kryeministrit nuk dëshiron të komentojnë asgjë rreth kësaj teme.
Në këtë zonë deri në dhjetor kanë qëndruar rreth 9 mijë persona, mirëpo me thellimin e humbjeve të ISIS-it dhe me ngushtimin e zonave të tyre, aty numri ka shkruar në 72 mijë javën e kaluar. Mirëpo, nëntë mijë prej tyre janë qytetarë të vendeve jashtë Sirisë.
Të dhënat e fundit të publikuara në media tregojnë se më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë nga Kosova ende janë në vatrat e luftës, por që asnjë shtet nuk dëshiron t’i mbajë.
Ndërsa janë edhe 60 fëmijë të tjerë, të cilët kanë lindur në vitet e fundit dhe të cilët së paku njërin nga prindërit e kanë me shtetësi të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me kampin në fjalë, NYT raportoi se aty nuk kanë mjaftueshëm ujë e ushqim, ndërsa disa prej shteteve si Franca, Rusia e Çeçenia i kanë nxjerrë qytetarët e vet nga ky kamp. Të tjerat vende nuk duan t’i rikthejnë këto gratë, fëmijët, e jetimet.
Aty gjenden vetëm gratë e fëmijët që nuk i pranojnë shtetet e tyre dhe më nuk kanë më vend të tyre për të jetuar.
Zyra e Kryeministrit nuk jep detaje se çka specifikisht planifikohet të bëhet me fëmijët dhe gratë që tashmë janë në Siri dhe a do të kthehen ata. Megjithatë, përmenden hartimi i dokumenteve për rehabilitim të të gjithë atyre që në një mënyrë ose tjetrën u përfshinë në luftën e Sirisë.
“Institucionet e Republikës së Kosovës kanë hartuar dokumente dhe kanë ngritur mekanizma për rehabilitimin e personave të radikalizuar, luftëtarëve të huaj dhe familjet e tyre”, thuhet në një përgjigje të Zyrës së Kryeministrit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













