Zhvillim
Konferencë ekonomike gjermano-shqiptare në Essen
Konferenca „Dialogu ekonomik dhe multi-kulturor e social“ do të organizohet më 29 nëntor në Essen të Gjermanisë
Konferenca organizohet nga shoqata gjermano-shqiptare për Integrim, „IDEAL“, në bashkëpunim të ngushtë me Dhomën e Tregtisë së landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, (NRW), e ka për synim të bëjë bashkë bizneset nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Mbi 130 pjesëmarrës pritet të marrin pjesë në këtë aktivitet, i pari i këti lloji në këtë land të Gjermanisë.
Në fokus të këtij takimi janë temat e bashkëpunimit të veçantë në sektorë si energjia, industria minerale, turizmi, agrobiznesi, industria përpunuese, tregtia etj.
Sic njofton DW i pranishëm do të jetë edhe kryebashkiaku i Essenit, Rudolf Jelinek, zevëndësministrja për Ekonomi, Zhvillim dhe Tregti e Shqipërisë, Brunilda Paskali, si dhe përfaqësues të firmave më të mëdha gjermane dhe ato shqiptare.
Sipas kryetares së Shoqatës gjermano shqiptare për integrim, IDEAL, Anduena Stefan, qëllimi është vendosja e bashkëpunimit ekonomik gjermano-shqiptar në mënyrë institucionale.
„Duke pasur parasysh zhvillimet ekonomike, që kanë qenë spontane, sporadike, ose investime të shkëputura deri tani mes dy vendeve, menduam se ka ardhur momenti që këtë bashkëpunim ta ristrukturojmë, ta vendosim në ura, të cilat janë më aftagjatë dhe të vendosim pika kontakti, që t‘u shërbejnë bizneseve të të dyja palëve. Pra ta vendosim këtë bashkëpunim në mënyrë institucionale“.
Esseni është zgjedhur si qytet ngase landi NRW, duke qenë se është një land shumë i fuqishëm në Gjermani në të gjitha drejtimet, nuk ka pasur asnjëherë fatin që të njihet me Shqipërinë më gjërësisht, me potencialin e saj që ofron nga resurset, që ka, apo me tregun shqiptaro-folës në Ballkan, duke përfshirë këtu tregun në Kosovë, Maqedoni, apo në Mal të Zi.
Zona e Ruhrit ka investitorё tё rёndёsishёm, si „DEMINEX, HOCHTIEF“ AirPort (tani AviAlliance), DEG – Banka Gjermane e Investimeve dhe Zhvillimit, RWE, E.ON, AG – Projekti TAP, DHL, që kanë investuar dhe kontribuar nё ekonomine e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
“Këtë bashkëpunim e kemi të fokusuar në tre dimensione. E para është shumë e rëndësishme që Shqipëria të njihet me këtë land, për shkak të potencialit të bashkëpunimit ekonomik, që ka. Të mos harrojmë që në Dhomat e Tregtisë këtu ka mbi 972 mijë biznese të regjistruara. E dyta, sepse edhe nga pala gjermane ka pasur interes për bashkëpunim me palën shqiptare, por deri tani nuk ka pasur orientim dhe duhet kanalizuar interesi nëpërmjet kontakteve të vendosura drejtpërsëdrejti. Së treti, mendoj se kemi një diasporë, që ka marrë një profil shumë të rëndësishëm, një diasporë intelektuale e përfshirë në fushat e biznesit, në të gjitha nivelet, në të gjitha fushat e jetës, që po ashtu ka mundësi të bëjë diçka.“
Veronika Lühl, zevëndësdrejtore e Dhomës së Tregtisë në Essen, e përshendet këtë iniciativë të shoqatës IDEAL dhe premton mbështetje nga pala gjermane.
„Ne mbështesim shumë bashkëpunimin me Dhomën e Tregtisë në Tiranë, bashkëpunimin ekonomik gjermano-shqiptar duke e parë këtë konferencë si një shans lidhjeje ndërmjet bizneseve gjermano-shqiptare. Kjo është edhe arsyeja, që qysh në fillim e kemi mbështetur këtë ide, pasi do të kemi mundësinë për një bashkëpunim më konkret. Unë jam optimiste që në konferencë, ku do të jenë prezent përfaqësuesit e duhur nga Shqipëria, Kosova dhe sipëmarrësit gjermanë, do të ketë edhe projekte konkrete bilaterale.“, thotë Lühl për DW.
Sipas kryetares së shoqatës IDEAL, janë rreth 35 kompani shqiptare, që do të marrin pjesë në këtë konferencë dhe që kanë interesa bashkëpunimi me biznesin gjerman.
Gjithashtu në konferencë përveç përfaqësuesve të biznesit do të ketë edhe përfaqësues nga politika shqiptare, nga ministria e Ekonimisë, Turizmit dhe ajo e Bujqësisë së Shqipërisë.
Almut Schmitz, drejtore e Agjencisë ndërkombëtare për kërkime ekonomike në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, (Geschäftsführerin NRW. International GmbH – Außenwirtschaftsfërderung für Nordrhein-Westfalen) lidhur me këtë aktivitet vlerëson për DW angazhimin e sipërmarrjeve në këtë konferencë, gjë që sipas saj tregon se tregjet janë interesante për të dyja palët.
„Sigurisht që ne mbështesim veçanërisht ato projekte të përbashkëta, ku sipërmarrësit nuk janë shumë të aktivizuar, pasi deri tani nuk kemi pasur projekte për Shqipërinë dhe Kosovën, por vetë fakti që shumë sipërmarrje nga ky land ushtrojnë veprimtarinë e tyre atje tregon, që kanë zbuluar një treg interesant dhe ne do t’ju japim atyre mbështetjen tonë maksimale“, tha
Iniciatorët janë optimistë se kjo konferencë do të kontribuojë më shumë në bashkëpunimin ekonomik gjermano-shqiptar.
“Kur e nisëm këtë iniciativë, ishim optimistë vetëm me idenë, por tani në prag të zhvillimit të kësaj konference jemi optimistë edhe në realizimin e saj“, thotë Anduena Stefan.
/dw&albinfo.ch/
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













