Bota
Vendi ku nuk ekziston papunësia dhe kriza ekonomike
Ata mund të marrin kredi me 0 interes nga qeveria vendore dhe kuota për të dhënë çdo muaj, vendoset nga qytetarët në asamble
Në qytetin Marinaleda, në zemër të Andaluzisë (Spanjë), të gjithë banorët kanë një punë, kjo falë iniciativës së kryebashkiakut.
Bëhet fjalë për një komunitet të vogël rural, ku nuk ekziston kriza ekonomike dhe mbi të gjitha papunësia.
Iniciativa është vënë në jetë falë qytetarit të parë të këtij vendi të vogël, i quajtur Juan Manuel Sànchez Gordillo, i cili ka çuar përpara një politikë ekonomike dhe sociale, bazuar në një moto: “jo më konkurrencë, vetëm bashkëpunim”
Kështu, banorët e këtij vendi, të cilët janë rreth 2.500 në numër, u ftuan të punojnë në agrIkulturë, i vetmi burim pasurie për qytetin dhe në fakt, komuniteti i Marinaledës është e para në zonë që prodhon, konservon dhe eksporton speca, argjinare, bathë dhe vaj ulliri, transmeton “lexo.al”.
Edhe kostoja e jetesës është ndarë në mënyrë proporcionale, duke paSur parasysh faktin se për të ndërtuar një shtëpi prej 90 metrasah katrorë, banorët duhet të investojnë një kapar prej vetëm 15 eurosh, pa patur nevojë të marrin kredi nga banka, apo borxh, përcjell albinfo.ch.
Ata mund të marrin kredi me 0 interes nga qeveria vendore dhe kuota për të dhënë çdo muaj, vendoset nga qytetarët në asamble.
Ndërkohë, qytetarët fitojnë 47 euro në ditë për gjashtë ditë të javës, e cila, shumëzuar për një muaj të tërë, rezulton të jetë një fitim prej 1.128 eurosh në muaj.
“Gjëja më e rëndësishme që kemi bërë këtu, ishte lufta për ta mbajtur këtë tokë me mjete paqësore dhe për të garantuar se shtëpia është një e drejtë që u takon njerëzve, jo një biznes”, deklaroi kryebashkiaku Sanchez Gordillo, i cili është quajtur edhe Robin Hood i Spanjës.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















