Shkurt.ch
E ka bërë krimin për të tërhequr vëmendjen e shtetit që “po e injoronte”
Menjëherë pas aktit kriminal ka telefonuar në Telebasel ku ka deklaruar: “Posa e kam vrarë një fëmijë” duke e tmerruar kështu punonjësin e administratës që kishte marrë telefonin. Arsyeja është se pensionistja është ndier se “nuk po merret seriozisht” nga autoritetet
Gruaja që më 21 mars në Bazel vrau me thikë vogëlushin 7 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka mbrapa saj një histori të gjatë të raporteve të tensionuara me shtetin. Dhe, me vrasjen mizore të fëmijës së pafajshëm ajo duket se ka dashur të tërheqë vëmendjen e publikut (dhe të shtetit). Televizioni Telebasel ka publikuar sot dëshmi që, sipas tij, e mbështesin këtë tezë.
Së pari, dorasja, Angela N. menjëherë pas aktit kriminal ka telefonuar në Telebasel ku ka deklaruar: “Posa e kam vrarë një fëmijë” duke e tmerruar kështu punonjësin e administratës që kishte marrë telefonin, transmeton albinfo.ch. Arsyeja, sipas transmetuesit lokal është se pensionistja 75 vjeçe është ndier se “nuk po merret seriozisht” nga autoritetet. “Unë jam dëbuar nga banesa ime, nuk kam më fare qasje në banesë”, i ka thënë ajo me një zë të qetë punonjësit të Telebaselit.
Ndërkaq, siç shkruan 20minuten, gruaja në fjalë është prej dekadash e njohur si një grua “problematike notore”. Së bashku me partnerin e saj në fillim të viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, në kohën kur ende banonte në Allschwill të Kantonit Baselland, ajo i kishte drejtuar pa numër shumë peticione Qeverisë së Kantonit. Të dy e konsideronin veten si viktima të një “afere korrupsioni”, përcjell albinfo.ch. Tema e ngritur nga ky çift kishte arritur deri te kryetari i atëhershën i Parlamentit të Zvicrës, Arnold Koller.
Në arkivin Federal në Bernë, korrespondenca e partnerit të saj (dhe vetë asaj) me autoritetet federale mbush një dosje prej më shumë se 300 faqesh, shkruan “20Minuten”. Shumicën e letrave i kanë nënshkruar të dy partnerët.
Më simptomatike është një letër rekomande në të cilën partneri i Angela N., i shkruante presidentit të parlamentit më 24 korrik 1985 si vijon: “Kur politikanët dështojnë, flasin armët”.
Pas vdekjes së partnerit në vitin 1999, Angela N. ishte futur gjithnjë e më shumë në borxhe dhe kishte vazhduar që për gjendjene saj të fajësonte autoritetet, duke u shkruar letra dhe duke u caktuar ultimatume.
Ajo tash mbahet në burgun për hetime, në Bazel dhe njëkohësisht po bëhet edhe ekzaminimi i saj psikiatrik.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











