E-Diaspora
Këngëtarja shqiptare mes Zvicrës dhe Prishtinës: Është sikur të kesh dy jetë
Aurora Zeka jeton në Zvicër, derisa ka prejardhje nga Kosova. Ajo tashmë ka dy këngë që janë shumë të ndjekura
Aurora Zeka (15-vjeçare) nga Neunkirch ka shumë fansa dhe është një këngëtare me perspektiv për të ardhmen.
Ajo ka nënshkruar kontratë 10-vjeçare me “On Records” në tetor të këtij viti. “Edhe si fëmijë, desha të bëhesha këngëtare. Tani unë po jetoj ëndrrën time”, shprehet Aurora për ‘Blick’.
Aurora Zeka jeton në Zvicër, derisa ka prejardhje nga Kosova. Ajo tashmë ka dy këngë që janë shumë të ndjekura. Klipi në debutimin e saj “Po Du” u pa në Youtube nga rreth 300,000 njerëz, derisa në Instagram, Aurorën e ndjekin rreth 61,000 fansa, përcjell albinfo.ch.
https://www.youtube.com/watch?v=6oAviemTbcI
Synimet e saj për të ardhmen janë të qarta. “Unë dua të jem Ariana Grande e dytë. Dhe unë ëndërroj të bëj një turne botëror”, thotë Aurora.
Sidoqoftë, edhe karrierën nuk dëshiron ta lë anash. “Unë dua të studioj në Harvard”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch.
Ajo nuk lë anash shkollën, por edhe vendlindjen e saj, derisa në fundjavë shkon në Prishtinë për të regjistruar këngë në studio. “Është sikur të kesh dy jetë”, shpjegon Aurora. “Deri më tani, unë jam duke kombinuar shumë mirë shkollën dhe muzikën”, shprehet tutje ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=U3mzj8dbAGE
Aurora ka disa projekte të rëndësishme në Prishtinë. “Në Zvicër, ndihem si në shtëpi. Në Prishtinë, një shkollë e re më pret, njerëz të rinj dhe një vend i ri. Kjo më frikëson pak”, pranon adoleshentja.
Nëna e saj, Ilirja (35-vjeçare), në fillim kishte rezerva. “Sigurisht që kisha rezerva dhe pyesja veten nëse ishte vendimi i duhur”, thotë ajo. “Më në fund nënshkrova (me On Records) me kusht që Aurora të mos e neglizhojë shkollën. Është e rëndësishme për mua që Aurora, pavarësisht se është e suksesshme, të vazhdoj shkollën. E mbështes plotësisht dhe jam shumë krenare për vajzën time”, thotë Ilirja.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













