Bota
Nëna luaneshë: Gruaja që luftoi me dhunuesit e vajzës së saj
Nokubonga Qampi u bë e njohur si “Nëna luaneshë” në Afrikën e Jugut pasi vrau një nga tre burrat që abuzuan seksualisht me vajzën e saj.
Ajo po akuzohej për vrasje, por pas një proteste publike, prokuroria e ndërpreu rastin dhe Qampi u fokusua te rimëkëmbja e vajzës së saj, shkruan bbc, përcjellë në shqip albinfo.ch.
Ishte mesnatë kur cingëroi telefoni dhe e zgjoi nga gjumi Nokubonga-n.
Gruaja në anën tjetër të telefonit ishte vetëm 500 metra larg, dhe ajo tha se vajza e Nokubonga-s, Siphokazi ishte përdhunuar nga tre burra.
Nokubonga fillimisht mendoi ta telefononte policinë, por nuk u përgjigj. Ajo e dinte se atyre do t’i merrte kohë deri sa të arrinin në fshatin e saj, në një provincë lindore të Afrikës së Jugut.
Ajo ishte personi i vetëm që mund t’i ndihmonte. “Isha e frikësuar, por pastaj mora zemër për të shkuar sepse ishte vajza ime”, tha ajo.
“Mendoja se kur të arrija aty, ajo tashmë do të kishte vdekur. Sepse ajo i njihte ata burra, dhe ata e njihnn atë. Dhe ata do të mund ta vrisnin për të mos e raportuar dhunimin”, shtoi ajo.
Siphokazi kishte qenë duke vizituar miqtë në një disa shtëpi të vogla në të njejtin fshat, por më pas ajo ishte lënë vetëm, në gjumë, teksa miqtë e saj kishin dalë. Më pas, tre burra që kishin pirë në njërën nga shtëpitë, e sulmuan atë.
Shtëpia e Nokubonga-s kishte dy dhoma – një dhomë gjumi ku ajo kishte fjetur, dhe një kuzhinë, ku ajo mori një thikë.
“E mora me vete, sepse distanca ku duhej te ecja nga shtëpia ime deri aty ku kishte ndodhur incidenti, nuk ishte e sigurt. Ishte errësirë dhe më duhej ta mbaja dritën e telefonit ndezur”, tregon ajo.
Ajo dëgjoi britmat e vajzës së saj kur iu afrua shtëpisë. Me të hyrë në dhomën e gjumit, përmes dritës së telefonit, ajo pa shikimin e tmerrshëm të vajzës së saj e cila po përdhunohej.
“Isha e frikësuar. Qëndrova para derës dhe pyeta se çfarë po bënin. Kur më panë, filluan të më akuzonin mua, dhe atëherë mendova që duhet të mbrohesha, ishte reagim automatik”, thotë ajo.
Nokubonga refuzon të tregojë në detaje se çka ndodhi më pas.
Gjykatësi i këtij rasti tha se dëshmia e Nokubonga-s tregoi se ajo ishte bërë shumë emocianale teksa kishte parë tre burrat ta përdhunonin vajzën e saj.
Nokubonga u përkrah përmes protestive publike.
Rrëfimin e plotë të BBC-së mund ta lexoni këtu.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










