Bota
Ministrja e re serbe e Kosovës kritikohet nga bashkëkombësit e saj
Janë bërë më shumë se një muaj që kur ministrja e re e Bujqësisë në Kosovë, Diana Zhiviq, është vendosur në zyrën e saj.
Që nga dita kur e mori postin e ministres, Zhiviq u paragjykua nga bashkëkombësit e saj.
Megjithatë, tridhjetë e tre vjeçarja, e lindur dhe e rritur në Kosovë, nuk befasohet me kritikat që shkojnë në drejtim të saj. Madje, ajo thotë se partia e Sllobodan Petroviqit, Partia Liberale Serbe (SLS), është mësuar me sulme të tilla.
E, Zhiviq, që drejton njëren ndër dikasteret më të rëndësishme në vend, tregon se i është përveshur punës.
Por, sipas saj, ka pasur disa mangësi gjatë kohës së Nenad Rikallos, pasi ish-ministri nuk ishte aktiv në punë, raporton T7, përcjell albinfo.ch.
Zhiviq ka folur edhe për paraqitjen e saj të parë para Komisionit për Bujqësi, me këtë rast ka thënë se do të jetë më transparente në mbledhjet e ardhshme.
Zhiviq është gruaja e dytë ministre në Qeverinë Haradinaj. Por, ajo thotë se kuota e përfaqësimit të grave nuk është e mjaftueshme.
Si shembull, Zhiviq përmend faktin që në pozita të kryetares së komunave, aktualisht nuk është asnjë grua.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












