Shkurt.ch
Sonte “shtyjeni” orën nga 2 në 3: Fillon llogaritja verore
Të dielën në orën 2, pas mesnatës së sotme, fillon llogaritje verore e kohës, gjegjësisht orët duhet të “shtyhen” në 3. Për të gjithë ata që ngatërrohen ose harrojnë se si pasqyrohet ky ndryshim në jetët tona, ja sqarimi: sonte do të flejmë një orë më pak.
Ndryshe, ky ndryshim mundëson që nata të jetë më e shkurtër gjegjësisht që mbrëmja të vijë një orë më vonë se deri tash, shkruan albinfo.ch. Koha verore këtë vit do të zgjasë deri më 27 tetor, e dielë, kur sërish do t`i kthehemi asaj dimërore.
Nga viti 1996, njerëzit në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian i kurdisin orët e tyre në mënyrë unike: të dielën e fundit të marsit, një orë përpara dhe të dielën e fundit të tetorit, një orë mbrapa. Krahas BE-së, këtë rregullim e kanë pranuar edhe shumica e vendeve të Evropës, përfshirë Zvicrën por edhe vendet ballkanike.
Parlamenti Evropian javën që shkoi, vendosi për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, në favor të njërës prej tyre. Por, se cila do të jetë, ende nuk dihet, sepse ende pritet të arrihet një kompromis në mes të vendeve anëtare,
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë Autorë shqiptarë sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë... -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂ -
Ftesë për mbrëmjen e prindërve: Së bashku për fëmijët tanë -
Leipzig
“Nyjet e Kohës” hapet në Leipzig: Një mbrëmje arti që bashkon kujtesën, identitetin dhe trashëgiminë -
Në Bernë u mbajt eventi “Kostumet Popullore, Identitet Kombëtar”
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj












