Kosova
Një automjet zjarrfikës për Gjilanin, donacion nga Zvicra
Komuna e Gjilanit ka pranuar sot zyrtarisht një automjet për Njësitin e Zjarrfikësve, donacion nga shteti i Zvicrës.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar komandantin e Njësisë së Zjarrfikësve në Bereck-Au-Herrbrugg, Markus Koppel dhe bashkatdhetarët për këtë donacion, duke thënë se kjo do ta lehtësojë punën sa u përket intervenimeve.
Komandanti i zjarrfikësve, Markus Koppel, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, duke u dëshiruar suksese zjarrfikësve të Gjilanit me këtë automjet.
Besim Aliu, bashkatdhetar nga Zvicra, ka thënë se duke parë nevojën e zjarrfikësve të Gjilanit për një automjet të tillë, kanë bërë përpjekje për ta siguruar atë, duke shpresuar që ta shohin Gjilanin dhe Kosovën sa më mirë.
Ai u zotua se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë ta mbështesin Gjilanin në shumë fusha.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











