Futboll
Fillon rrugëtimi i Kosovës për Evropian
Ky është takimi i parë i Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është përgatitur maksimalisht për ndeshjen ndaj Bullgarisë që do të zhvillohet sonte nga ora 20:45.
Përzgjedhësi Bernard Challandes në stërvitjen e fundit ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët duke përfshirë edhe Benjamin Kolollin. Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë dhe të gjithë futbollistët janë optimistë për sukses, ndonëse janë të vetëdijshëm për përvojën e kundërshtarit në ndeshje të tilla, përcjell albinfo.ch.
“E kemi analizuar kundërshtarin. Në Ligën e Kombeve nuk kanë bërë shumë gola. Ne e pamë me Danimarkën se mund të bëjmë mirë dhe jemi optimistë se me mbështetjen e tifozëve mund t’ia dalim. Bullgaria është ekip ndryshe nga Danimarka, pasi janë fizikisht të fortë dhe kanë agresivitet”, ka thënë Hekuran Kryeziu.
Ndërkaq, përzgjedhësi Challandes e ka vlerësuar Bullgarinë si kundërshtar shumë të fortë. “Nëse luajmë mirë, kemi mundësi t’i marrim tri pikët, por duhet ta dimë se do të jetë ndeshje krejt ndryshe nga ajo me Danimarkën. Tani kemi para vetes një ndeshje kualifikuese dhe bullgarët janë shumë agresivë dhe kanë futbollistë me përvojë”, ka thënë Challandes.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















