E-Diaspora
Historia e emigrantit shqiptar në Londër, filmi më i mirë në Tiranë
Historia e një emigranti shqiptar në Londër është shpallur si filmi më i mirë në mesin e rreth 100 filmave që garuan në edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit TIFF në Tiranë.
Në ambientet e kinemasë “Milenium” u ndanë çmimet e festivalit që përgjatë 9 ditëve u kthye në ngjarjen më të rëndësishme kulturore të kryeqytetit të Shqipërisë.
Sa i takon çmimit të madh të festivalit, juria ndërkombëtare e filmit artistik, e përbërë nga producenti Katriel Schory, skenaristi Ylljet Aliçka, drejtori i fotografisë Afrim Spahiu, regjisori Dimitris Koutsiabasakos dhe drejtoresha e festivalit të filmit PriFest në Kosovë, përzgjodhën si filmin më të mirë të kësaj kategorie “Seven Lucky Gods”, me regjisor Jamil Dehlavi, transmeton Panorama.
Një prodhim britanik, ku rolin kryesor e luan aktori shqiptar, Kreshnik Xhelilaj, që role emigrantësh ka njohur jo pak deri tani.
Edhe regjisori Dehlavi çmimin ia dedikoi trupës së aktorëve dhe në veçanti Xhelilajt, sipas të cilit ka bërë një “interpretim të jashtëzakonshëm”. Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori grek, Thanos Anastopoulos, për filmin “The Daughter”, ndërsa skenari më i mirë u shpall ai i filmit spanjoll “The kids from the port”. Thanos Anastopoulos , regjisor grek shtron pyetjen në lidhje me fatin e gjeneratave të ardhshme duke i dhënë rolin kryesor vajzes shqiptare Sabrina Alimani . “Nje film proteste e nje regjisori qe tronditet nga rrokullima e tmerrit politik dhe social qe ka marre vendi i tij, Greqia e cila në kushtet e kaosit ekonomik dhe udhekryqit konflikton egër dhe pothuaj kafshon vetveten…”
Çdo kategori filmi pati fituesit e vet. Edicioni i këtij viti do të mbahet mend, jo vetëm si më i gjati, prej plot 9 ditësh, por edhe për emrat e kineastëve të mëdhenj që vizituan Tiranën gjatë ditëve të festivalit. Mund të përmendim regjisorin dhe skenaristin francez, Yves Boisset, që pas 40 vjetësh u rikujtoi shqiptarëve filmin e famshëm “Atentati”, i njohur në Shqipëri si “Çështja Sabiel”.
Një tjetër emër i madh i kinematografisë botërore që ishte pjesë e këtij edicioni ishte producenti Don Boyd, i cili prezantoi para publikut shqiptar filmin “Aria” (1987), ku njëra prej pjesëve, e drejtuar nga regjisori Nixolas Roeg, i kushtohej atentatit të Mbretit Zog në Vjenë, përpara Teatrit Shtetëror të Operës, si dhe filmin me regji të Mark Cousins “Here be dragons”, që i kushtohej i gjithi Shqipërisë. Ditët e festivalit shërbyen edhe si mundësi për të shkëmbyer eksperienca mes kineastëve të vjetër dhe atyre më të rinj, si dhe një arenë debati për problematikat që shqetësojnë sot kinematografinë, në veçanti atë shqiptare.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën













