CH-Ballkani
Raporti i Lumturisë: Zvicra e gjashta, Kosova e 46-ta
Në top dhjetë vendet e para të lumturisë janë: Danimarka, Norvegjia, Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Austria
Finlanda është zgjedhur sërish vendi më i lumtur në botë, duke ruajtur kështu vendin e parë.
Kjo në bazë të Raportit më të ri për Lumturinë në Botë, të lëshuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së.
Në top dhjetë vendet e para të lumturisë janë: Danimarka, Norvegjia, Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Austria. SHBA-ja u rendit në vendin e 19-të, duke rënë një vend nga viti i kaluar.
Kosova renditet si vendi i 46 më i lumtur në botë. Raporti i lumturisë botërore është një studim historik i gjendjes së lumturisë globale që i rendit 156 vende, nisur nga fakti se sa të lumtur janë qytetarët e tyre, transmeton “REL”.
Raporti i sivjetshëm i lumturisë fokusohet në lumturinë dhe komunitetin: se si lumturia ka evoluar gjatë dhjetëra viteve të fundit, me fokus në teknologjitë, normat shoqërore, konfliktet dhe politikat qeveritare që i kanë nxitur këto ndryshime, përcjell albinfo.ch.
Kosova në këtë raport renditet si vendi i 46 ndërkaq vendet tjera të rajonit kanë këtë renditje: Serbia në vendin e 70-të, Mali i Zi 73, Kroacia 75, Bosnje dhe Hercegovina 78, Maqedonia 84 përderisa Shqipëria në vendin e 107-të.
Sondazhet janë bërë për periudhën ndërmjet viteve 2016-2018.
Ndërkaq në fund të listës së vendeve më të lumtura gjenden: Afganistani në vendin e 154, Republika e Afrikës Qendrore në vendin e 155 dhe Sudani Jugor renditet në vendin e 156-të .
Dita Ndërkombëtare e Lumturisë shënohet më 20 mars.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














