Kosova
“Shoferi Im”, aplikacioni që lidh klientët me shoferët
Aplikacioni “Shoferi Im” jua mundëson, duke dërguar automjetin i cili gjendet më së afërmi lokacionit tuaj
Taksitë janë të nevojshme në çdo vend të botës. Janë shumë të domosdoshëm në jetën bashkëkohore.
Por, shpesh herë klientët porositin taksi dhe nuk e dinë derisa do të vijnë. Për këtë është krijuar “Shoferi Im”, që operon në Kosovë.
Tashmë për ata të cilët nuk kanë kohë të presin taksi, dhe dëshirojnë të shohin vend ndodhjen e taksisë së tyre, aplikacioni “Shoferi Im” jua mundëson, duke dërguar automjetin i cili gjendet më së afërmi lokacionit tuaj.
“Shoferi Im” është aplikacion që ka për qëllim ndërlidhjen në mes konsumatorit dhe shoferëve. Përmes aplikacionit konsumatorët do të kenë mundësinë ta porositin Auto Taxi-n i cili gjendet më se afërmi dhe ta përcjellë në hartë rrugëtimin e tij deri te pikë-nisja e udhëtimit dhe do të informoheni saktë për arritjen e taksit.
Ideatori i këtij aplikacioni, Ideal Shala, ka treguar se momentalisht janë duke operuar në Fushë Kosovë dhe Drenas, derisa së shpejti pritet të jenë edhe në Prishtinë dhe tërë Kosovën.
“Ky aplikacion ka për synim që klientët të dinë se ku ndodhen taksitë që i kanë porositur. Është diçka e re në Kosovë. Është lehtësisht e përdorshme dhe po rritet dita-ditës. Ky është edhe synimi ynë, që të rritim tregun në Kosovë”, është shprehur Shala për albinfo.ch.
Shkarko aplikacionin:
App Store ➡️ https://apple.co/2RyvCzu
GooglePlay ➡️ http://bit.ly/2QnjL2K
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë
















