Futboll
Rashica shpalos rrugëtimin e tij në futboll
Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Milot Rashica ka shpalosur rrugëtimin e tij nga futbolli kosovar në atë gjerman, me ç’rast ka folur për dallimet e mëdha që ka pasur gjatë këtij rrugëtimi.
Ai thotë se sfida më e madhe për të ishte aspekti fizik.
“Më duhej të forcohesha në aspektin fizik, të mësohesha me stilin e lojës dhe të bashkëlojtarëve. Për mua sfida më e madhe ishte aspekti kondicional”, shprehet Rashica.
Rashica më tutje thotë se është një dallim i madh madje edhe ndërmjet futbollit në Kosovë me Holandën.
I pyetur nëse rruga e tij për në Bundesligë është paksa më e gjatë se sa te futbollistët e tjerë ai deklaroi, “sigurisht, në këtë aspekt kam pasur mungesë të stërvitjeve në moshë të re. Kam veç katër vjet që po luaj në futbollin evropian. Kam luajtur dy vjet e gjysmë në Arnhem dhe jam në Gjermani pak më tepër se një vjet. Përpara kësaj kam luajtur vetëm në Kosovë, është një diferencë e madhe, madje vetëm me Holandën”.
Rashica thotë se kushtet për gjeneratën e tij ishin shumë të vështira, por tani pas inkuadrimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA mundësitë janë më të mira për të rinjtë.
“Ishte shumë e vështirë për gjeneratën time. Kushtet në stërvitje ishin shumë të këqija, me vështirësi mund të gjeje një qendër të dytë stërvitore. Klubet tani mund të investojnë dhe të rinjtë kanë më shumë mundësi. Kosova është në UEFA dhe FIFA, e ka shumë skautë nga ligat e tjera që po e eksplorojnë tregun dhe u japin lojtarëve të rinj të lëvizin më herët në klubet evropiane”, u shpreh ai, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch
Rashica është optimist për kualifikimin e Kosovës në Evropian, derisa thotë se është krenari për të që e përfaqëson vendin.
Ai thotë se nuk e sheh veten si yll.
“Nuk e shoh veten si yll, por ndoshta si një shembull për shumë fëmijë se edhe ata mund t’ia dalin. Entuziazmi për futboll po rritet shpejtë, sidomos te të rinjtë. Për shembull, biletat për kualifikimet për Evropian ndaj Bullgarisë janë shitur për më pak se një orë”, është shprehur ai.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













