E-Diaspora
E huqin boshnjakët: në vend se në Lituani, shkojnë në Letoni!
""Kur kemi blerë biletat, nuk e kemi vënë re se ne ishim duke shkuar në shtetin e gabuar. Kur arritëm aty, ai ishte shumë i qetë, nuk kishte asnjë nga tifozët tanë".
Tifozët e Bosnjës e gabuan vendin Tifozi nga Bosnja, Harris Treshnjo, së bashku me disa miq kishte përfunduar në Letoni, në vend që të shkonte në Lituani për të parë ndeshjen dhe për t’i bërë tifozllëk ekipit të futbollit të Bosnjë e Hercegovinës. “
Së bashku me disa miq shkuam në lojë për të pirë e të ngrënë për Bosnjën, por në vend të kësaj, ne kemi përfunduar në Letoni, e jo në Lituani. Ne kemi bërë një gabim kur kemi blerë biletat, nuk e kemi vënë re se ne ishim duke shkuar në shtetin e gabuar. Kur arritëm aty, ai ishte shumë i qetë, nuk kishte asnjë nga tifozët tanë.
Unë u thashë atyre se kemi ardhur nga Bosnja, por të gjithë qeshën dhe na thanë se ne jemi shumë larg nga stadiumi. Pastaj një djalë i shpjegoi se ne jemi në vendin e gabuar dhe ndeshja është luajtur në Lituani, jo në Letoni”, tha Treshnjo për mediat boshnjake.
Bosnja triumfoi të martën mbrëma në udhëtim ndaj Lituanisë me rezultatin 1:0, fitore që i mjaftoi për të arritur në ngjarjen më të madhe të futbollit. Bosnjë e Hercegovina tashmë ka siguruar kualifikimin në Botërorin “Brazili 2014”.
Kombëtarja bohnjake përfundoi e para në Grupin G, me 25 pikë, nga 10 ndeshje të zhvilluara, po aq pikë sa mblodhi edhe Greqia që doli e dyta. Për Bosnjën është paraqitja e parë në një turne të madh të futbollit. F
utbollistët boshnjakë kishin qenë shumë afër kualifikimit në Botërorin 2010 në Afrikë të Jugut dhe Evropianin 2012 në Poloni e Ukrainë. Në të dyja rastet ata pësuan në barazh nga Portugalia.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













