Shkurt.ch
Zvicra përfshihet nga një mot me shi e borë
Mëngjesi i të hënës ka filluar në hapësira të mëdha të Zvicrës me reshje të shiut, të cilat shpejt janë shndërruar vende vende në reshje bore
Muaji shkurt dhe fillimi i marsit në Zvicër janë karakterizuar me temperatura të buta, me shumë diell dhe me fare pak reshje. Por një trend i tillë përfundimisht ka mbaruar.
Mëngjesi i të hënës ka filluar në hapësira të mëdha të Zvicrës me reshje të shiut, të cilat shpejt janë shndërruar vende vende në reshje bore. Sipas MeteoNews, kjo ka bërë që edhe ultësirat të zbardhen nga bora. Por më shumë borë mund të pritet në zonat malore. Reshjet e filluara atje mund të sjellin një shtresë bore mes 10 dhe 15 centimtrash, shkruan srf.ch.
Temperatura në ultësira gjatë ditës së sotme sillen mes 4 dhe 5 gradë por mund të ulen herë pas here edhe në 1 deri 2 gradë, transmeton albinfo.ch. Por jo më larg se të marten, temperaturat do të kenë sërish rritje, duke u ngritur në më shumë se 10 gradë dhe duke siguruar kështu mot me diell.
Megjithatë, gjatë natës në mes të të martes dhe të mërkurës do të fillojnë sërish çrregullimet e motit. Të mërkurën moti sërish do të jetë i paqëndrueshëm dhe parashihet të ketë reshje shiu dhe bore të përzier me shi, transmeton albinfo.ch. Ngjashëm pritet të vazhdojë edhe të premten, kur do të ketë shumë reshje shiu por jo dhe borë. Përfundimisht në fundjavën që vjen do të kemi një përmirësim të motit dhe temperatura më të larta, thonë meteorolgët zviceranë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













