Kosova
O’Connell: Edhe sa mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare?
Gjatë tryezës të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e cila është duke u zhvilluar, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë se kësaj radhe dëshiron të jete më i drejtpërdrejtë.
Ka thënë se korrupsioni në Kosovë, sidomos ai i nivelit të lartë, nuk është duke u luftuar. Ka pyetur se si është e mundur që ende nuk ka një të dënuar për korrupsion, të nivelit të lartë, raporton Koha Ditore.
“Përgjegjësia bie tek ju prokurorë e gjyqtarë. Ligjet janë duke u përmirësuar në vazhdimësi, por nuk po zbatohen. Kosova nuk guxon të jetë vatër e krimit dhe korrupsionit. Është tejet e rrezikshme për juve, por edhe për neve. Dhe tani dua t’ju bëj një pyetje – edhe sa mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare? Është momenti i fundit ta tregoni veten dhe t’i luftoni këto dukuri”, ka thënë ambasadori, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, tryeza është duke vazhduar. Të pranishëm janë zyrtarë të Kuvendit, Qeverisë, përfaqësues te sistemit të drejtësisë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













