E-Diaspora
Goli i Xhakës i siguroi Zvicrës fitoren kundër Sllovenisë
Golin e fitores, një gol shumë të bukur e ka shënuar Granit Xhaka në minutën e 74 nga një pozicion i vështirë
Zvicra ka fituar edhe ndeshjen e radhës, atë kundër Sllovenisë, të luajtur në Bernë. Golin e fitores, një gol shumë të bukur, e ka shënuar Granit Xhaka në minutën e 74 nga një pozicion i vështirë.
Ndonëse përfaqësuesja zvicerane e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në Botërorin e vitit 2014 në Brazil, edhe kjo ndeshje e ka rëndësinë e vet. Nga fitorja varej vënia e saj në grupin e parë, të favorizuar të kampionatit. Zvicra po i përfundon pra kualifikimet pa shënuar asnjë humbje në 14 ndeshje me radhë.
Sllovenia me këtë humbje i ka humbur shanset për kualifikim në barazh.
Në ndeshje janë inkuadruar nga fillimi lojtarët shqiptarë: Xhemaili, Xhaka dhe Mehmedi, ndërsa nga minuta e 71 është inkuadruar edhe Pajtim Kasami. Me Shaqirin, për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen me Shqipërinë, nuk është llogaritur, ndërsa nuk ka luajtur as Behrami.
Kombëtarja zvicerane ka bërë një lojë superiore ndaj asaj sllovene. Ndërsa sidomos pas shënimit të golit nga Xhaka, janë shpeshtuar shanset e zviceranëve për gol. Pikërisht lojtarët me rrënjë shqiptare, si Xhaka, Kasami dhe Mehmedi kanë qenë protagonistë të këtyre shanseve që megjithatë mbetën të parealizuara.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











