Shkurt.ch
30 gra të reja, mysafire te ministret federale
Në Pallatin Federal, ato janë pritur në një takim miqësor nga nënkryetarja e Federatës, Simonetrra Sommaruga, ministrja Viola Ammherd dhe ministrja Karin Keller-Sutter
30 gra të reja nga Zvicra kanë udhëtuar të premten në Bernë, me ftesën e tri ministreve federale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Në Pallatin Federal, ato janë pritur në një takim miqësor nga nënkryetarja e Federatës, Simonetrra Sommaruga, ministrja Viola Ammherd dhe ministrja Karin Keller-Sutter, thuhet në një komunikatë të Qeverisë Federale.
Në Zvicër, ashtu sikurse edhe më parë, gratë kanë më pak pozita drejtuese në ktahasim me burrat, transmeton albinfo.ch. Gjendja është e tillë në sektorin e ekonomisë dhe atë të shkencës, por edhe në politikë gratë janë të nënpërfaqësuara. Kjo ndodh përkundër faktit se politika vendos për jetën e të gjithëve, si në jetën private, ashtu dhe në profesion ose në shkollim.
Në një bashkëbisedim mes tyre, 30 gratë e reja nga institucionet arsimore në Porrentruy, Chur dhe Luzern u kanë tërhequr vëmendjen ministreve lidhur me këtë rrethanë dhe kanë ndarë përvojat e tyre me politikanet e larta.
Tri ministret federale janë impresionuar nga iniciativa, interesimi dhe angazhimi i grave të reja, përcjell albinfo.ch. Ato e kanë vlerësuar si një sinjal pozitiv për vitin 2019, vit ky në të cilin, me zgjedhjet në nivelin federal, mund të “hidheshin zaret” për një pjesëmarrje më të fuqishme të grave në bashkëvendosje.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












