Zhvillim
Kosova, 172 prona në ish-Jugosllavi
Sipas dokumenteve zyrtare, në territorin e ish-Jugosllavisë gjenden 172 prona të subjekteve ekonomike të Kosovës
Janë më shumë se 170 prona të ish-ndërmarrjeve kosovare që kanë mbetur nëpër republikat e ish-Jugosllavisë, për të cilat autoritetet kosovare nuk dinë si t’i kthejnë.
Vetëm në Serbi gjenden 104 prona, në Mal të Zi janë 42, Bosnje e Hercegovinë 15, në Kroaci 6, në Maqedoni 4 dhe në Slloveni një objekt afarist.
Institucionet në Prishtinë ka kohë që kanë identifikuar këto asete të ndërmarrjeve shoqërore, por për këtë çështje, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thonë se deri më tani nuk ka asgjë konkrete në kthimin apo privatizimin e tyre.
Ylli Kaloshi është zëdhënës i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ai tha se zyrtarë të kësaj agjencie kanë vizituar dhe kanë zhvilluar bisedime me përfaqësues të disa shteteve të rajonit për t’i zgjidhur problemet me asetet e Kosovës që gjenden atje.
Sipas dokumenteve zyrtare, në territorin e ish-Jugosllavisë gjenden 172 prona të subjekteve ekonomike të Kosovës, raporton REL.
Por, ekspertë për çështje ekonomike e konsiderojnë delikat këtë proces, i cili sipas tyre, mund të zgjidhet vetëm përmes një kompromisi, apo formule të përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, apo vendeve tjera të rajonit.
Eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, thotë se pavarësisht faktit se në mënyrë ligjore, privatizimi i të gjitha ndërmarrjeve shoqërore është kompetencë e AKP-së, megjithatë kjo kompetencë, sipas tij, është e kufizuar për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe Bosnja.
“Ky problem nuk mund të ketë zgjidhje të shpejtë, apo ndonjëri prej mekanizmave institucionalë të Kosovës, të mund të ketë ndikim që këto asete të ruhen. Mirëpo, ekziston një mundësi ligjore, së paku për asetet që vërtetohen se u takojnë ndërmarrjeve shoqërore në Kosovës, ato të bllokojnë privatizimin apo të ruajnë këtë vlerë derisa të gjendet një zgjidhje e përshtatshme”, shprehet Rexhepi.
Megjithatë, Rexhepi konsideron se për ndërmarrjet shoqërore, të cilat kanë dokumentacion që asetet, që janë pronë e tyre, dhe gjenden në vende të ndryshme të rajonit, duhet të hapin procedura gjyqësore.
Në bazë të dokumenteve zyrtare, vetëm ndërmarrja shoqërore “Jatex” ka 31 objekte afariste në republikat e ish-Jugosllavisë. Pas kësaj vjen “Trepça” me 31 prona, pastaj “Eximkos”, ndërmarrja “Marketing-Export”, e të tjera.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? Rritja e kostove të huamarrjes po prek gradualisht edhe ekonominë e familjeve. Në Gjermani dhe Itali,... -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit














