Lajme
Vrasje e dyfishtë në Pejë që vihet në lidhje me një vrasje në Friburg
Plumbat kanë ardhur nga një makinë në lëvizje, e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kanë humbur jetën Rexhep (Xhekë) Kelmendi dhe Kastriot Kukaj, të dy nga komuna e Pejës
Qytetarët e Pejës janë tronditur të shtunën mbrëma një nga vrasje makabre që ka ndodhur në qendër të këtij qyteti. Siç raportojnë burimet nga ky qytet, dy persona janë ekzekutuar me kallashnikov derisa po rrinin ulur në një lokal afër Shtëpisë së Kulturës në Pejë.
Plumbat kanë ardhur nga një makinë në lëvizje, e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërsa për pasoja ka humbur jetën Rexhep Kelmendi dhe Kastriot Kukaj, të dy nga komuna e Pejës.
Familja Kelmendi, siç raporton “Zëri” ka qenë edhe më herë cak i disa sulmeve gjatë 14 vjetëve të pasluftës. Shumë anëtarë të kësaj familje janë vrarë nga persona që kanë mbetur “enigmë” për organet e drejtësisë.
Ndërsa i ekzekutuari tjetër, Kastriot Kukaj ndodhej në objektet që janë në pronësi të familjes Kukaj. Ai në gjendje të rëndë është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, por nga plagët e marra kishte vdekur në spital.
Policia e Pejës në orët e natës ka filluar një aksion për ndjekjen e autorëve të krimit.
Sipas zëdhënësit të policisë së Pejës Xhevat Ibra, policia pak çaste pas vrasjes, ka gjetur një makinë në flakë në pyllin jashtë qytetit në drejtim të Majës zë Zezë, e cila mendohet se mund përdorur gjatë sulmit dhe është djegur gjatë bastisjes.
“Është një aksion i gjerë kontrolli dhe kërkimi në këtë zonë”, thotë rreshteri Ibra.
Ndryshe, familja Kelmendi nga Peja ka disa vite që është në gjak me familjen Elshani nga fshati Ozdrim i Pejës, por asnjëherë Policia nuk ka arrit të zbulojë se në vrasjet janë përfshirë familjarët e dy familjeve.
Familjes Elshani disa muaj më parë i është vrarë një djalë në kantonin e Friburgut në Zvicër. Viktima ishte Selim Jusuf Elshani, i cili siç ka raportuar atëbotë “albinfo.ch”, ishte ekzekutuar në prani të gruas dhe fëmijëve.
Edhe mediet në Kosovë duke cituar familjarët e tij, ka thënë se në këtë vrasje ka gisht mafia në Kosovë, ndërsa motivi është hakmarrja.
Personi që ishte vrarë në Zvicër ishte djali i Jusuf Elshanit, i cili ishte vrarë në vitin 2004 në një atentat në Vtimoricë të Pejës dhe vëllai i Virgjil Elshanit i vrarë në vitin 2000.
Ndërsa dy muaj para se të vritet Jusuf Elshani në Friburg, në qendër të Pejës ishte ekzekutuar Shefqet Kelmendi nga Peja, gjithashtu me një breshëri kallashnikovi. Shefqet Kelmendit i janë vrarë edhe një djalë (Valoni), ndërsa nga një eksploziv që i ishte vendosur afër shtëpisë, i kishte vdekur edhe një vajzë.
Por, pavarësisht këtyre vrasjeve, asnjë nga to nuk ka marrë epilogun nga gjykata e madje asnjë person nuk është i arrestuar për këto raste.
Ndryshe, derisa ligji nuk i zgjidh çështjet, atëherë familjet përdorin Kanunin e Lekë Dukagjinit. Sipas këtij të fundit, gjaku lahet vetëm me gjak. Kjo i bie që për një person që vritet, duhet të vritet një person tjetër nga familja e gjakësorit.
Edhe pse është konsideruar arkaik, ky kanun fatkeqësisht akoma aplikohet në Shqipërinë e veriut dhe në Kosovë.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









