Shkurt.ch
12 neonazistë, në karnaval me kostumet e “Ku-Klux-Klan”
Ata kanë parakaluar duke mbajtur flakadanë dhe kanë pozuar para ndërtesës së Komunës me kostumet e tyre të bardha dhe kanë bërë përshëndetje hitleriane
Një grup pjesëmarrësish në karnavalet tradiconale, ka parakaluar të hënën rrugëve të qytetit Schwyz me kostume të grupit famëkeq ekstremist amerikan “Ku-Klux-Klan”, shkruajnë mediet zvicerane. Policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një grup prej 12 neonazistësh, transmeton albinfo.ch.
Ata kanë parakaluar duke mbajtur flakadanë dhe kanë pozuar para ndërtesës së Komunës me kostumet e tyre të bardha dhe kanë bërë përshëndetje hitleriane.
“Ata nuk janë karnavalistë të zakonshën, por njerëz nga skena e të djathtës radikale. Bëhet fjalë për njerëz neonazistë, të gatshëm për ushtrim dhune”, thonë njohësit e zhvillimeve në regjion.
Policia ndërkaq është njoftuar rreth incidentit dhe ka marrë masat e nevojshme. “Ne tashmë kemi marrë në pyetje personat pjesëmarrës. Para se ta bëjmë përcaktimin juridik të veprës, ne duhet t`i kemi deklarimet e pjesëmarrësve”, ka thënë një zëdhënës policie.
Organizata raciste Ku-Klux-Klan është themeluar në vitin 1865 në Tennessee të SHBA-së. Ajo, përmes vrasjeve të afroamerikanëve dhe atentateve mbi politikanë, ka luftuar kundër ndalimit me ligj të skllavërisë në SHBA.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










