Zhvillim
Kamatat e larta i “vrasin” bizneset
Sipas disa organizatave joqeveritare që merren me ekonomi, normat e kredive sillen nga 9 deri në 24 për qind. Për shkak të kamatave të larta janë mbyllur qindra biznese
Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që paguajnë norma shumë të larta të interesit bankar, që për shumëkënd konsiderohen si fajde të licencuara. Këto norma, sipas ekspertëve të ekonomisë kanë edhe një efekt tjetër negativ, sepse e ngadalësojnë rritjen e Bruto Produktit Vendor në Kosovë.
Sipas disa organizatave joqeveritare që merren me ekonomi, normat e kredive sillen nga 9 deri në 24 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë. Berat Thaçi është përfaqësues i Institutit për Hulumtime të Avancuara në Kosovë (GAP), institut ky që në vazhdimësi bën publikimin e raportit të quajtur “Bankometri”.
“Normat më të larta të interesit për kredi në rajon janë në Kosovë, ndërsa krahasuar me shtetet tjera të rajonit, ne e kemi GDP për kokë banori më të ulëtën në rajon. Ky kombinim i këtyre indikatorëve e ka ngadalësuar rritjen e bruto produktit vendor”, thotë Thaçi, raporton REL.
Normat e larta të interesit për kredi në Kosovë, sipas tij, janë edhe si pasojë e sundimit të dobët të ligjit, mungesës së konkurrencës së mirëfilltë në sektorin bankar, mungesës së transparencës, si dhe mungesës së aftësisë së Bankës Qendrore të Kosovës për të ndikuar në uljen e kredive. Sidoqoftë, Instituti GAP vlerëson se zbatimi i rregulloreve, të cilat rrisin transparencën në sistemin bankar, mund të ketë efekt në uljen e normave të interesit.
“Banka Qendrore e Kosovës mund të sigurojë politika indirekte që të ulen këto norma të larta të interesit në kredi. Për shembull, mund të jetë shumë aktive në sigurimin e transparencës në sektor. Disa rregullore që janë miratuar, nuk janë duke u zbatuar. Ne si qytetarë ende nuk kemi qasje ne norma efektive të interesit”, tha Thaçi.
Kamatat e larta të kredive, po pamundësojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, madje ka raste kur biznese të ndryshme obligohen të shuajnë veprimtarinë e tyre. Sipas një hulumtimi bërë nga Aleanca Kosovare e Biznesit, rezulton se 25 për qind e bizneseve të falimentuara, veprimtarinë e kanë shuar për shkak të kamatave që aplikojnë bankat komerciale.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi konsideron se mundësia e financimit të bizneseve nga bankat, është shumë e vogël, pikërisht për shkak të kostos së lartë të normave të interesit. “Të kemi parasysh që bujqësia me 20 për qind apo 25 për qind e ka të pamundur të shfrytëzojë kredi, ose degët tjerë industriale ku cikli i qarkullimit të kapitalit është shumë më i ngadalshëm se në tregti, ta zëmë. Dhe, është esenciale mosdëshira e bizneseve që të huazojnë mjete nga bankat”, vlerëson Rexhepi.
Ndryshe, dhjetë bankat komerciale që veprojnë në Kosovë japin kredi duke kërkuar interesin deri në 15 për qind, që për shumë janë fajde të licencuara. Ndërsa në krahasim me vendet tjera të rajonit, të ashtuquajturat kredi të këqija janë shumë të vogla në krahasim me rajonin, që tregon se sistemi bankar në Kosovë është shumë stabil.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













