E-Diaspora
Lenjani shënon golin e tij të parë në superligë
I "shitur" për 30 mijë franga nga FC Winterthur para gjysmë viti, Lenjani tashmë ka zënë vendin e titullarit në St. Gallen si mbrojtës i majtë
Futbollisti shqiptar nga Kosova, Ermir Lenjani, këtë sezon është avancuar nga challenge legaue në superligën zvicerane respektivisht është angazhuar nga FC St. Gallen.
Në 21 ndeshjet që kishte luajtur deri më dje, Lenjani nuk kishte shënuar asnjë gol ndërsa e ka bërë “sefte” dje, (të dielën) duke shënuar golin e parë të tij në superligë. Dhe këtë e ka bërë pikërisht në ndeshjen ndaj të dytit në këtë ligë, Grasshoppersit, klubit që ka më së shumti tituj kampioni në historinë e kampionateve futbollistike të Zvicrës.
I “shitur” për 30 mijë franga nga FC Winterthur para gjysmë viti, Lenjani tashmë ka zënë vendin e titullarit në St. Gallen si mbrojtës i majtë. Të gjitha 14 ndeshjet e deritashme të sezonit vjeshtor ai i kaluajtur nga minuta e parë në të fundit.
Në St. Gallen, veç Lenjanit luan prej shumë vitesh edhe shqiptari tjetër nga Kosova, Kristian Nushi.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












