Integrimi
Me turne në shah festohet Pavarësia e Kosovës në Vjenë të Austrisë
Tashmë e disa vjet që nga themelimi, Klubi i Shahut “Arbëria” nga Vjena po garon suksesshëm në Ligën B të Federatës së Shahut të Vjenës edhe atë me dy grupe, atë të grupit A dhe të grupit B
Përveç garimit në Ligë, ky klub i shahut po tregohet aktiv edhe në përditshmërinë e anëtarëve të tij dhe dashamirëve të tjerë të shahut, duke mbajtur takime të rregullta me anëtarët, duke trajnuar vazhdimisht, duke organizuar herë pas here shkëmbime përvojash në shah me mysafirë të nderit apo mjeshtër të ftuar nga vendlindja e kështu me radhë.
Tradicionalisht klubi organizon turne në shah për nder të festave kombëtare, asaj të 28 Nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë dhe 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës. Kjo tregon një pjekuri të bashkatdhetarëve tanë këtu në Austri, të cilët janë kreativë dhe përmes sportit manifestojnë ndjenjat e tyre të atdhedashurisë, por dhe i tregojnë botës se sporti i lidh dhe afron popujt, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre apo bindjet dhe qëndrimet personale. Prandaj, në këto turne marrin pjesë edhe të ftuar të nacionaliteteve të tjera, të cilët priten me mikpritje e bujari shqiptare.
Në turneun me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, që u mbajt më 24 shkurt 2019, në restorantin “Kastaniengarten”, të shqiptarit Shpëtim Bujupi, njëherit anëtar dhe lojtar i klubit, gjithsej garuan 14 shahistë, nga të cilët disa janë me përvojë më të gjatë.
Aktivitetin e hapi Anton Marku, sekretar i klubit, kurse një fjalë përshëndetëse mbajti z. Anton Imre, zyrtar i komunës Schwechat nga partia ÖVP. Gjyqtare e lojërave ishte znj. Margit Almert nga Federata e Shahut e Vjenës. Pas 7 raundeve me një sistem zviceran të lojërave, vendi i parë i takoi Kadri Berbatit me gjithsej 6 pikë, vendi i dytë Ismir Ferizoviçit me 5,5 pikë dhe vendi i tretë Fatos Krasniqit me 5 pikë. Për tri vendet e para u ndanë nga klubi kupa të veçanta dhe çmime modeste monetare, kurse për të gjithë pjesëmarrësit klubi ndau mirënjohje për pjesëmarrjen në këtë aktivitet kulturor dhe sportiv. Trajneri i klubit Agron Çika u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen në këtë turne, i falënderoi të pranishmit dhe uroi që kësisoj aktivitetesh të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Aktivitetin e përcolli për së afërmi shkrimtari shqiptar nga Vjena Besim Xhelili, i cili bëri dokumentimin filmik të kësaj ngjarjeje me vlerë sportive dhe kombëtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












