Bota
Policia amerikane masakron të riun që po flinte në veturë
Një qytetar amerikan me ngjyrë është vrarë nga policia amerikane, të cilët ia kanë mbushur trupin me plumba. Ngjarja ka ndodhur përderisa ai po zgjohej nga gjumi që po e bënte mbi timonin e veturës së tij në Kaliforni, informon Albinfo.ch
Muajin e kaluar, i riu me ngjyrë po flinte në parkingun e një restoranti të ushqimit të shpejtë në Kaliforninë e Veriut dhe nga policia u qëllua të paktën me 25 plumba, ka raportuar të mërkurën avokati i familjes së tij.
Sipas Melissa Nold, gjithsej gjashtë oficerë policie hapën zjarr mbi Willie McCoy, 20-vjeçar, më 6 shkurt, në qytetin Vallejo, pranë San Franciskos, duke e qëlluar në fytyrë, fyt, gjoks, vesh, krahë dhe shpatulla.
“Është e tepërt. Asgjë nuk justifikon një nivel të tillë të përdorimit të forcës dhe nuk ka asnjë arsye pse njerëzit duhet të qëllohen kaq shumë herë”, tha ajo për AFP, informon Albinfo.ch.
“Është pothuajse sikurse të kenë qenë në fushën e qitjes”, tha ajo. Si një reper aspirant, McCoy sapo kishte përfunduar regjistrimin me një anëtar të familjes, kur vonë në mbrëmje vendosi të vizitonte një restorant meksikan të ushqimit të shpejtë. Sipas policisë së Vallejos, stafi i restorantit kishte raportuar se një makinë me motor të ndezur po qëndronte e palëvizshme në parking, me një njeri që po flinte mbi timon.
Policia tha se në veturë kanë vërejtur një pistoletë. Sipas tyre, Z. McCoy u zgjua kur ata e vlerësuan situatën, duke bërë një lëvizje drejt armës së tij dhe duke injoruar urdhrat e tyre për të ngritur “duart lart”. “Duke u frikësuar për sigurinë e tyre, gjashtë oficerë përdorën armët e tyre të shërbimit”, tha policia e Vallejos në një deklaratë, informon Albinfo.ch.
Sipas autoriteteve, arma e gjetur në makinë ishte e karikuar dhe e raportuar si e vjedhur në Oregon. Zonja Nold, e cila edhe vetë i përkiste policisë, ka thënë se nëse policia me të vërtetë është ndjerë e kërcënuar, ajo është dashur t`i fshehë prapa veturat dhe të përdor sirenë ose një megafon, për ta zgjuar të riun.
20-year-old man Willie McCoy was killed by police while he was asleep in his car pic.twitter.com/KGkjEk1cvr
— NowThis (@nowthisnews) February 15, 2019
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












